Vranë 71-vjeçarin, vëllezërit Shera: E bëmë për nder, vinte tek e afërmja jonë

Arsil dhe Sajmir Shera, dy vëllezërit që ekzekutuan me 7 plumba taksistin Abdulla Budlla, kanë pranuar krimin para policisë. Ata kanë deklaruar se kishin një konflikt me 71-vjeçarin, pasi e akuzonin se ky i fundit i kishte ngacmuar një të afërme dhe kjo i ka shtyrë të ndërmarrin aktin e rëndë.

“U përpoqëm që ta zgjidhnim konfliktin, i kishim kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja. Pak kohë mnë parë ishim konfliktuar fizikisht me 71-vjecarin. Ka ngacmuar dhe ka kryer veprime te pahijshme ndaj një të afërme të familjes sonë, kishim tentuar disa herë ta bënim të arsyetonte, të mos shkonte më në banesë kur djemtë e kësaj familje nuk ishin aty. I kemi kerkuar të mos na binte më në qafë, për nderin e familjes. U përpoqëm të bisedojmë e kishim përzënë edhe nga shtëpia. Por ai nuk hoqi dorë. Jemi ndjerë të detyruar të bënim këtë akt ekstrem. Morëm një makinë me qira, që e përdorëm gjatë vrasjes”.

71-vjeçari baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me Aeroportin e Rinasit. 7 plumba të dala nga automatiku i morën jetën taksistit që punonte në të zezë, me autorët që u kujdesën për të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes duke mos lënë asnjë gëzhojë.

SHKARKO APP