“Vrasësit e heshtur”, që ndosin ajrin e shtëpisë

Kur është fjala për ndotjen, ajo që shumë prej nesh nuk dinë është se ajri i ndotur nuk qëndron vetëm jashtë shtëpive tona. Brenda mureve të shtëpisë, dhe e prodhojmë vetë dhe kjo në forma të ndryshme. Disa prej tyre janë: Dushi, aromatizuesit e ajrit dhe qirinjtë aromatikë janë ndotës.

Produktet që përdorim në kuzhinë, zjarri i hapur, insekticidet, aromatizuesit e ambientit, deodorantët dhe kimikatet e pastrimit ndikojnë në ndotjen e ajrit brenda shtëpisë.

Produktet në formë spraji që përdorim në shtëpi kanë në përbërjen e tyre një kimikat që njihet si VOC (Volatile Organic Compound), i cili avullon shpejt, pavarësisht gjendjes fillestare.

Ky kimikat gjendet kryesisht në aromatizuesit e ajrit dhe qirinjtë aromatikë që përdoren për t’i dhënë shtëpisë erën e limonit ose qitros. VOC-ja është i rrezikshëm për shëndetin nëse thithet dhe mund të kthehet në formaldehid, një element që shkakton djegie, rritim të syve dhe lëkurës, kollë, të përziera deri edhe kancer të fytit apo hundës.

SHKARKO APP