Wi-Fi falas nga BE në të gjitha bashkitë në Shqipëri
Me financim të Bashkimit Evropian, në 61 bashkitë në Shqipëri, do të ketë Wireless falas. Secila bashki ka caktuar një hapësirë publike qendrore si park, bibliotekë, shesh, shkolla apo vend kulturor ku qytetarët dhe vizitorët së shpejti do të gëzojnë qasje falas në internet. Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato tha se ky hap tregon se plani i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, po jep rezultate.
“Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me teknologjinë dhe aksesin, ka të bëjë me fuqizimin e komuniteteve, me rritjen e mundësive dhe integrimin e rajonit në Tregun Unik Digjital të BE-së.
Ka të bëjë me përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe me mundësimin e qytetarëve të Shqipërisë dhe të rajonit që të ndiejnë përfitimet e integrimit në BE edhe para anëtarësimit”, tha ambasadori Gonzato.
KOHA JONË SONDAZH

