Xhixho: E patolerueshme dhu*a policore mbi studentët dhe prindërit e tyre
Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho e quan të patolerueshme dhe të turpshme dhunën policore mbi studentët dhe prindërit e tyre, që janë në të drejtën e tyre për të pasur akses në godinat shtetërore.
”E patolerueshme dhe e turpshme dhuna policore mbi studentët dhe prindërit e tyre, që janë në të drejtën e tyre për të pasur akses në godinat shtetërore.
Në përpjekje për t’u regjistruar në konviktet e ndërtuara për ta, një pjesë e studentëve u trajtuan si të njerkës, duke u dëbuar me forcë nga zyrat e administratës, e një pjesë tjetër u lejuan të futeshin pa problem.
Kjo qasje e administratës së Qytetit Studenti reflekton filozofinë e kësaj qeverie, që duan ta bëjnë Shqipërinë vendin e disave dhe jo të të gjithëve”.
KOHA JONË SONDAZH

