Zbulohen dy moshat kur njeriu arrin kulmin e lumturisë
Nga i ëmbli përvjetor i 16-të tek ditëlindja e 21, apo fakti që jeta e vërtetë nis pas të 40-ave, ekzistojnë disa teori lidhur me moshën.
Por tashmë studimet kanë zbuluar 2 moshat kur mendohet se njeriu arrin kulmin e lumturisë dhe rezultatet mund t’ju habisin.
Sipas studiuesve të London School of Economics and Political Sciences, lumturia arrin kulmin në moshën 23 dhe 69-vjeçare.
Për të arritur në këtë përfundim studiuesit morën në pyetje 23 mijë vullnetarë nga mosha 17-85 vjeç dhe arritën në konkluzioni se lumturia ka formën e shkronjës ‘U’, që bie në moshën e mesme dhe arrin kulmin përsëri në anën tjetër të spektrit.
Mosha 23-vjeçare është koha kur shumë njerëz kanë përfunduar studimet e tyre dhe janë duke parë përpara për të nisur një karrierë, për të fituar paratë e para me gjithë lirinë e mrekullueshme që të fal kjo ndjesi.
Në moshën 69-vjeçare shumë njerëz bëhen gati të shijojnë pensionin dhe e kanë lënë pas stresin e rritjes së një familjeje.
Por ky nuk është një lajm i keq edhe për personat e moshës së mesme apo çdo lloj tjetër moshe, pasi disa studime të ndara kanë identifikuar disa hapa thelbësorë për t’u siguruar se jeni duke e shijuar siç duhet jetën në çdo moshë.
Në fund të fundit, lumturia është një çështje perspektive individuale dhe ka miliona gjëra që mund të bëni çdo ditë, çdo javë, çdo muaj dhe dekadë që të ndiheni të lumtur; të bëni një shëtitje, të konsumoni më shumë fruta dhe perime, të doni trupin tuaj, të shpenzoni para për të shijuar eksperienca të reja dhe gjëra të tjera pa fund.