Zgjedhje apo vetezgjedhje? Kjo është çështja

Nga Arian Galdini/
Ta zeme se PD dhe ne Opozita jemi te ligjte e botes. Ta zeme se ne jemi me katundaret qe ka ky vend, me trushkulurit, me te koruptuarit, me injorantet, me te zilepsurit, qe ka nxjere ndonjehere toka e shqipeve. Ta zeme edhe se ne jemi ajo pjese e bijeve te Nenes Shqiperi, qe vetem i bejme keq nenes sone e gjithe te tjereve. Ta zeme se ne jemi dreqerit e kesaj shoqerie. Ja i thame gjithe te keqijat. Nese keni te tjera, shtojini. Nese nuk keni fantazi, ju lutem, hyni ne facebookun e Kryeministrit Edi Rama, se do te pasuroheni me imagjjnate lincuese, dehumanizuese, shperfillese dhe poshteruese, per te gjithe ne Opozitaret si njerez te angazhuar apo si votues.
Ne qofshim te tille, e kemi vendin ne ferr. Ne qofshim te tille, atje do te na coje Dita e Gjykimit pasi te kemi mbyllur syte, secilin prej nesh individualisht, nje e nga nje.
Ama, derisa te mbyllim syte, ne kete jete, ne kemi arritur te permbysim nje Diktature, ne menyre qe te gjithe te jemi te barabarte para Ligjit dhe Kushtetutes. Ndaj veshtire se ka te singjashem me ne, pra njerezore qe mund te jene siperore per te na gjykuar si Zoter. Zoti eshte mbi ne e do te na e jape gjykimin final ne atebote. Rregjimin e Njeriut-Zot e rrezuam ne vitin 1990.
Keshtu qe, ne kete pike, qofshim ne dreqerit me te bijte, nuk i takon Edi Rames te na coje ne djall, e as te na beje dua.
Kush kujton se eshte ky njeri xhanem?
Cfare e di veten ky trumcak mendimi qe kujton se eshte skifter ligjerimi?
Mos valle ndihet Zot a Shenjt?
Ne qenkerkemi te koruptuar, ndersa ky qenkerka Girolamo Savanarola.
Dmth, pervec ferrit ku do te na coje Krijuesi, u dashkerka te pranojme edhe turren e druve te ketij Jackson Pollock ne version remix, i cili ngaqe eshte edhe artist edhe Kryeminister, kur plackit, gjobit, vjedh e kobit, nuk quhet i koruptuar por Cun Tirone i kompletuar.
Mos more. Pollock i ka pikturat me gjak por ti nuk ben dot art me jetet e gjakun tone.
Jepi paqe vetes z. Kryeminister. Ne demokraci njerezit votojne njerezore. Jane te tjera ato kohe e rregjime kur njerezit pranojne vetezgjedhjen e Njerezve Jonjerezore.
Ky eshte edhe thelbi i betejes Opozitare sot.
Ti nuk paske kuptuar asgje akoma.
Ngase ti ndihesh nder ne, ai Njeriu JoNjerezor, qe diten qe erdhe ne pushtet u kerleshe e u hakerreve, mallkove e neme, kedo qe eshte kritik, kundershtar apo opozitar me ty.
Ata qe jane me ty i shnderrove ne idhujtare, ndersa gjithe te tjeret i bere djaj.
Qe prej asaj dite qe ti hyre ne zyren e Kryeministrit, jo si i zgjedhur por si perfitues i Paktit me Ilir Meten, nise te punosh per te ndertuar Shqiperine e idhujtarise ndaj teje.
Si Gruevski i Maqedonise qe idhujtarine ndaj tij e ndertoi me Projektin Shkup 2014, ti shpike Rilindjen Urbane. Njerez si ty dhe Gruevski  fshihen pas nje te vdekuri qe e rrembejne nga historia e perpiqen te ndertojne Zotin e ri nen hijen e lavdise se te vdekurit kinse te rilindur.
Ai i cmenduri i Maqedonise shkoi deri tek Aleksandri i Madh. Ti ne fillesa u ndale tek Ismail Qemali se kishe droje, por ka ca kohe qe po te pelqen te rendesh me galop prej te marri drejt Skenderbeut.
Vetem mos shih endrra me shpate, se nuk eshte cudi te na gdhihesh ndonje dite edhe Kostandin i Madh qe ben Perandori… Apo edhe endrrat i ke lokale ndonese shitesh me aftesi globale sepse mer leje nga vellami yt Vucici per endrra qe kalojne kufijte e Shqiperise?
Nejse, burimi i krizes ne Shqiperi nuk qendron tek askush tjeter pervecse tek Olimpizimi yt politik. Ne Opozita mund te kemi krize nervore, mund te jemi xhinder e shejtaner te dale nga shishja,  por ajo cka ne po kerkojme sot, ne kete jete, eshte qe te mos na gjykosh ti.
Ne po kerkojme si njerezore e vdekatare te njejte si ty, qe ti dhe ne te jemi te barabarte para ligjit dhe kushtetutes, e ne fund kur secili prej nesh te mbylle shtegetimin e tij ne kete bote, te shkojme te paraqitemi tek Gjykatesi Suprem.
Nuk mund te veteshpallesh ti Savanarola, e ne te merituarit per turren e druve si heretiket e Rilindjes tende private.
Demokracia eshte sistemi i njerezoreve. Njerezoret zgjedhin dhe zgjidhen si njerezore. A ka mekatare ne demokraci? Sigurisht. Edhe ne kisha e xhami ka mekatare sa te duash.
A ka keqberes, kriminele, ligjshkeles? Shume.
Ka aq shume te tille sa ka dite si keto ku na ke katandisur ti qe ne e kemi demokracine te rrezikuar nga keta syreshe.
E megjithate demokracia eshte zgjidhja. Si sistem i njerezoreve per njerezoret, demokracia i kthen ne mish te huaj keta cnjerezoret qe jetojne duke i bere keq njeriut.
Asgjesimi i demokracise, nuk zgjidh asnje problem. Perkunderazi, i ben kriminelet, keqberesit dhe ligjshkelesit idhujtare te Zotit te ri dhe qeveritarizon cdo te keqe ndodh. Kujdes, nuk po them shtetezon. Po them qeveritarizon, sepse Qeverisja nen te tille mendesi e me te tilla rregulla kthehet ne klike qe Qeverine e ka private dhe privaten e konsideron te qeveritarizuar.
Nese ne Opozita jemi legjioni i te mallkuarve, kjo nuk do te thote se Savanarola yne i Rilindjes, mund te na perndjeke e mallkoje sa here qe hap gojen e leshon mendimin.
As Drejtesine nuk e ben dot ky i Pikuar nga Qielli si doren e hakmarrjes dhe ndeshkimit mbi ne e askend. Ne demokracine e njerezoreve, mandati i qeverive eshte per te qeverisur.
Qeverisja nuk eshte as zoterim e as mbizoterim. Qeverisja eshte pergjegjshmeri, llogaridhenie, konsultim dhe lidership.
E kuptoj qe ne keto 27 vite gjerat ne kete vendin tone kane shkuar si mos me keq. Gjithesesi, nuk mund te mirekuptoj e as kuptoj, qe zgjidhja te vije duke u terhequr nga demokracia.
Edhe nese ka Nderkombetare, ciletdo qofshin ata, qe pranojne, inkurajojne apo tolerojne  si zgjidhje, nje terheqje nga demokracia per hir te drejtesise dhe stabilitetit, une nuk jam i gatshem ta lejoj te ndodhe kjo menxyre ne vendin tim. As me heshtjen time, jo pa betejen time.
Qofsha une djalli i mallkuar, u djegsha une ne turren e druve, por demokracine e dua.
Sa per mekataret dhe kriminelet mes nesh, Zoti dhe Ligji na dhenshin denimet me te renda. Jo Edi Savanarola. Zoti dhe Ligji.
Do me thone se Edi prandaj e do Vettingun dhe Reformen ne Drejtesi, qe ligji te veproje mbi te gjithe ne barazisht dhe drejtesisht me rreptesi.
Sinqerisht qe do te doja ta besoja kete nese Edi nuk do te veteshpallej edhe Zoti edhe Ligji.
Madje, rruga qe ai ka nisur, po shkon ne rrepirat e shprishjes teresore te demokracise duke krijuar Rezervatin e tij te Rilindjes, ku pasi te provoje te vetezgjidhet ne 18 qershor, do ti jape te drejte vetes edhe te dale per gjueti Opozitaresh te eger. Ata te butet e te standartizuarit sipas porosive te tij, do ti zgjedhe si Opozitare, ne diten qe do te vetezgjidhet si i pari i Pushtetit Suprem te Rilindjes.
Nderkohe qe leshon fermane te vullnetit te mire, duke e kercenuar Opoziten e sotme se ka ende shanse te behet pjese e Projektit te Rezervatit te Rilindjes.
Vini re, sipas Edi Savanaroles, jemi ne kohen e meshires, ose ne Opozita do pranojme qe Edi te vetezgjidhet me ne, ose ai do te vetezgjidhet pa ne.
Dy alternativat e vetezgjedhjes, qenkerkan racionale, joultimative, vullnetmira.
Ndersa kerkesa qe kemi ne djajte e Opozites, qe Edi ne qofte shumice, le te fitoje si i zgjedhur ne liri e ndershmeri te plote, qenkerka diabolike, heretike dhe meriton te digjet bashke me ne
Jo or jo. Ne jemi njerezore. Ne vitin 1990 ne e rrezuam rregjimin e cnjerezoreve. Ndoshta ne deshtuam e shpesh edhe gabuam rende ne sfiden per ndertimin e demokracise, e megjithate kjo nuk do te thote qe ne do te dorezohemi qe nje Idhujtar i Enverit te na mare neve rob, e te ardhmen e vendit peng.
Drejtesine nuk e ben dot Savanarola Enverist. Drejtesine e ben vetem demokracia e vertete. Savanarola Enverist do qe te beje zgjedhje me para e bandite qe te vetezgjidhet ose do te provoje te beje zgjedhje pa opoziten, perseri qe te vetezgjidhet.
Ai do qe ne emer te Rilindjes se Enverizmit si Qeverisje e Mafias Estetike, te hakmerret ndaj Partise Demokratike dhe njerezve qe ne vitin 1990 rrezuan Diktaturen Komuniste me gjithe soj e sorollop.
Ne Opozita, nuk do tia leme me fushen e lire. Ose ne Shqiperi do te kete zgjedhje te lira e te ndershme, e ne e votofshin shumica e shqiptareve fitofte edhe Edi Rama, ose kush do te vetezgjidhet duke vrare zgjedhjet e lira dhe te ndershme, te sikteriset nje ore e me pare.
Ora e perballjes po vjen. Nuk do tia nginjim Edi Rames, kenaqesine pollockiane qe te beje art me gjakun dhe jetet tona. Ose do te kete Qeveri Teknike dhe Zgjedhje te Lira dhe te Ndershme, ose do te kete perballje pa Pollock, por me sikterisje te sigurte te Rames.

SHKARKO APP