Gara për Tiranën, zbulohen emrat e diskutuar në tryezën e negociatorëve të opozitës

Dy emrat e diskutuar në tryezën e negociatorëve të PD këtë të mërkurë për garën e bashkisë së Tiranës, Edlira Çepani dhe Ermal Hasimja.

Këta janë dy emrat e hedhur në tryezë në takimin që u zhvilluar sot mes Ilir Alimehmetit dhe Belind Këlliçit nga PD dhe Erald Kapri dhe Barbara Doda nga Partia Mundësia.

Edlira Çepani njihet si aktiviste e shoqërisë civile, ndërsa Ermal Hasimja është politolog.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, mësohet se më herët në tryezat që negociatorët e PD kanë pasur me aleatë të tjerë është diskutuar edhe emri i Florian Haçkaj, i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?