“Zonja Vdekje”, snajperistja ruse që ka vrarë 309 nazistë
Disa fotografi mbresëlënëse me ngjyra të publikuara së fundmi në internet tregojnë forcën e snajperisteve femra ruse të Luftës së Dytë Botërore, ku më së shumti spikat ajo që ndryshe quhet “Zonja Vdekje”, autore e vrasjes së më shumë se 309 Nazistëve. Këto fotografi të luftëtares ruse janë rikthyer “në jetë” nga përkthyesja Olga Shirnina nga Moska e Rusisë. Në fotot e saj shihet kjo snajperiste duke pozuar krenare me pushkë në dorë. Në këto fotografi, portretizohet Lyudmila Pavlichenko, që konsiderohet snajperistja më e rrezikshme dhe njëherësh më e suksesshme në historinë e ushtrisë ruse. Ajo njihej me nofkën “Zonja Vdekje” për faktin se kishte vrarë mbi 300 nazistë, dhe pozonte me krenari me armën e saj të preferuar, shkruan Mail Online. Pavlichenko iu bashkua Divizionit të 25-të të Ushtrisë së Kuqe në qershor të vitit 1941 kur ajo ishte dhe një nga rreth 2000 snajperiset prej të cilave vetëm 500 i mbijetuan Luftës së Dytë Botërore.