Zv.kryeministrja Balluku: Kroçera “Voyager of the seas”, me 3626 pasagjerë, vjen për herë të parë në Sarandë
Ka mbërritur të premten në portin e Sarandës kroçera “Voyager of the seas”, me 3626 pasagjerë në bord.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka ndarë pamjet nga mbërritja e kroçerës në Sarandë dhe shkruan:
“Kroçera “Voyager of the Seas” për herë të parë në portin e Sarandës.
3626 pasagjerë të mbërritur përmes saj janë përpunuar nga porti i Sarandës, i cili në 8 muajt e parë të këtij viti ka një rritje të numrit të pasagjerëve me 21%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kroçera “Voyager of the Seas” i shtohet numrit prej 70 kroçera të planifikuara për këtë sezon për të ardhur në Sarandë.”


KOHA JONË SONDAZH

