Zv/kryeministrja Belinda Balluku: Skema Kombëtare 2026, mbështetja më e madhe ndonjëherë për fermerët

Zv/kryeministrja Belinda Balluku zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me fermerë dhe blegtorë nga Fieri, Mallakastra, Patosi dhe Roskoveci, ku u diskutuan sfidat e përditshme të sektorit bujqësor, vështirësitë që hasin në terren dhe mënyrat për t’i kapërcyer ato përmes bashkëpunimit dhe politikave mbështetëse.

Gjatë takimit, Balluku theksoi se Skema Kombëtare 2026 vjen këtë vit me një buxhet rekord, i cili synon të jetë realisht pranë nevojave konkrete të fermerëve dhe blegtorëve, duke forcuar një sektor jetik për ekonominë e vendit.

Ajo nënvizoi se zëri i fermerëve, sugjerimet dhe përvoja e tyre në terren janë thelbësore për hartimin e politikave efektive që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe blegtorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot mes njerëzve të punës, mes fermerëve të Fierit, Mallakastrës, Patosit dhe Roskovecit, në një bashkëbisedim të sinqertë për sfidat e përditshme, vështirësitë që i shoqërojnë dhe për rrugët se si mund t’i kapërcejmë së bashku.

Skema Kombëtare 2026 vjen këtë vit me një buxhet si asnjëherë më parë, për të qenë realisht pranë nevojave të fermerëve dhe blegtorëve. Zëri i tyre, sugjerimet dhe përvoja në terren janë thelbësore për ndërtimin e politikave që e çojnë përpara këtë sektor jetik.

Mirënjohje dhe vëmendje maksimale për ata që punojnë tokën çdo ditë, me përkushtim dhe sakrificë, sepse zhvillimi fillon aty ku punohet me zemër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?