Zyrtare, Dubai me makinën më të shpejtë në botë, 400 km/orë (VIDEO)

Bugatti Veyron në Dubai është çertifikuar nga Guinness si makina më e shpejtë policisë. Ajo ka një shpejtësi prej 400 km/h dhe përshkojë 0-100 km për 2.5 sekonda.

Është shumë normale për një vend luksoz si Dubai i cili është i rrethuar nga makina të tipit Bentley dhe Rolls Royce, që forcat policiore të kenë në dispozicion të tyre këto supermakina.
Roli i Bugatti Veyron është që të thyeje barrierat midis policisë dhe qytetarëve, ka shpjeguar majori i policisë së Dubait, Sultan Al Marri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne duam ti tregojmë turistëve që sesa e gatshme është policia këtu në Dubai dhe jemi në kërkim të mënyrave për të qenë afër njerëzve gjithe kohës.” ka thënë Sultan për CNN.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më parë rekordin e mbante policia italiane, me Lamborghini Gallardo i cili kishte një shpejtësi 370 km/h. Për të parë videon klikoni https://www.youtube.com/watch?v=OK7ABap29tE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?