Lautaro Martinez shkatërron i vetëm Salernitanën me “poker” golash (VIDEO)

Interi me Lautaro Martinez fluturon në krye të renditjes së Seria A. Skuadra zikaltër mori një fitore 4-0 në transfertën ndaj Salernitanës, edhe pse do të vuante disi në 45 minutat e para.

Me futjen në fushë të Lautaro Martinez nga minuta e 54-t, ndeshja mori një tjetër rrjedhë. Argjentinasi shënoi golin e avantazhit në minutën e 62-të, ndërkohë që do të dyfishonte shifrat në të 77-të.

5 minuta nga fundi, Thuram fitoi një penallti që u kthye në gol nga Lautaro, ndërkohë që argjentinasi kompletoi gjithçka me golin e katërt në minutën e 89-të. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?