Lindita Nikolla, për ndarjen nga jeta të poetit Agim Doçi: U prehsh në paqe, Mjeshtër!

Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vlerëson krijimtarinë e mjeshtrit: Artisti i poezisë do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë.
“Zemra e Agim Doçit, poetit të talentuar, autorit të teksteve të mijra këngëve, të qindra këngëve për Kosovën, të dhjetra çmimeve të fituara në festivale, që i këndoi pa pushim jetës, atdheut, lirisë, dashurisë dhe njerëzve, pushoi së rrahuri.
Por artisti i poezisë do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë.
U prehsh në paqe, Mjeshtër!”, shprehet Nikolla në mesazhin e saj.