FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama për median greke ”MEGA”: E tepërt të flasësh për grabitje pronash, s’ka probleme për grekët etnikë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama po jep një intervistë në emision “Pamja e Madhe” për televizionin grek MEGA. Rama tha se minoriteti grek në Shqipëri nuk ka asnjë problem më shumë me pronat, se ato problematika që kanë edhe shqiptarët etnikë. Për të është marrëzi të flitet për grabitje të pronave të minoritetit grek, gjë për të cilën sipas kryeministrit, nuk ka asnjë provë.

“Meqë ra fjala kryeministri juaj është mjaft i vëmendshëm ndaj çështjeve të pakicës greke në Shqipëri. Ne mund të hapim shkolla publike apo private për minoritetin grek, por duket që jut ë dërgoni mësues. Nuk ka asnjë problem për grekët etnikë në Shqipëri. Ka pasur në të shkuarën disa probleme, por tani nuk ka më. Probleme me pronat ka edhe për shqiptarët etnikë. Por të flasësh për grabitje është e tepërt.

Nuk ka asnjë rast që ndonjë pronë private të jetë marrë nga qeveria. S’ka asnjë rast të tillë. Së dyti të gjitha hotelet, resorted dhe gjithçka tjetër, është ndërtuar mbi baza private, mbështetur në kontrata. Problemi me titujt e pronësisë është pjesë e historisë. Nuk është se nuk i kanë të gjithë. Ka që i kanë këta tituj dhe për investime të ndryshme lidhin kontrata dhe marrin para. Në të kundërt nuk jepen lejet e ndërtimit”, tha Rama

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?