1 vit nga tërmeti, Rama ikën në Dubai/Olti Curri: S’ka më telenovela me arabë të pasur, biletën e kanë për në hale të gomerëve

Blogeri Olti Curri, ka ironizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Dubai, në këtë një vjetor të tragjedisë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntor 2019. Ai thotë se Rama dhe ministri Ahmetaj, duan të fitojnë kohë dhe familjeve që po jetojnë dimrin rrugëve pa shtëpi, kujtojnë sipas tij, se do ti gënjejnë me telenovela me arabë të pasur. ”Po vitin tjetër kur të bëhen dy vjet nga renia e tërmetit dhe dy vjet të tjera mashtrime për lekë të vjedhura dhe shtëpi të pandërtuara, për ku do të udhëtoni? Uroj që shqiptarët t’ju kenë prerë biletën për në hale të gomerëve”,-shkruan Curri në facebook.

Postimi i plotë

Dikur i hanim keto mashtrime, sot JO. Pikerisht per nje vjetorin e renies se termetit famekeq Rama dhe Ahmetaj per t’ju larguar kerkeses se llogarise nga opinioni publik (se SPAK-ut nuk i frikesohen se e kane mbushur me besniket e tyre), iken ne Abu Dhabi per ti mashtruar familjet qe mbeten pa shtepi nga termeti dhe nga genjeshtrat e Rilindjes, me endrren e sheikeve arabe qe do ti bejne fatkeqet me saraje.

Rama dhe Ahmetaj duan te fitojne kohe dhe familjeve qe po jetojne dimrin rrugeve pa shtepi, kujtojne se do ti genjejne me telenovela me arabe te pasur.

Genjeshtare, qe sot beni per te vjelle edhe ata mjerane qe ju votuan. Po vitin tjeter kur te behen dy vjet nga renia e termetit dhe dy vjet te tjera mashtrime per leke te vjedhura dhe shtepi te pandertuara, per ku do te udhetoni? Uroj qe shqiptaret t’ju kene prere bileten per ne hale te gomereve

SHKARKO APP