19-vjeçari mahnit jurinë e publikun me zërin e Whitney Houston

Johnny Manuel është një djalë që ka konkuruar në kompeticionin e talenteve ‘America’s got talent’ dhe i ka mahnitur të gjithë me performancën e tij.

Ai zgjodhi që të paraqitej me këngën ‘I have nothing’ të këngëtares së njohur Whitney Houston duke i lënë të gjithë pa fjalë.

“Shpresoj që të prezantoj veten dhe muzikën time për botën,” – tha ai para se të këndonte.

Fillimisht anëtarët e jurisë u cuditën me zgjedhjen e tij, por më pas kuptuan se ka zë të vecantë dhe ia vlen që të përfaqësojë zërin e një këngëtare të madhe si Whitney.

Ka vetëm pak kohë që ka nisur edicioni i këtij spektakli dhe mendohet se Johnny mund të jetë një nga finalistët.

Në moshën 14-vjecare ai firmosi kontratë me një kompani, por u frikësua nga ideja e regjistrimit në studio dhe paraqitjes para një audience shumë të madhe kështu që u largua.

Këtë herë është rikthyer për ti treguar të tjerëve dhe vetes së mund të bëhet pjesë e botës së muzikës.

YouTube player

SHKARKO APP