200-vjetori i lindjes së Charlotte Brontë do të shënohet me ekspozitë

Në “Jane Eyre” të Charlotte Brontë, Jane i thotë Rochesterit: “Nuk jam zog dhe s’më kap asnjë rrjetë. Jam qenie e lirë njerëzore me vullnet të lirë, prandaj do të largohem prej jush”.

Dorëshkrimi origjinal i Brontë, i vitit 1847 do të hapet pikërisht në këtë faqe, në “Morgan Library &Museum”, duke nisur nga 9 shtatori.

Dokumenti do të jetë pjesë e ekspozitës që do të hapet për nder të 200-vjetorit të lindjes së Brontë, që është një bashkëpunim me “Brontë Parsonage Museum” në Haworth të Anglisë dhe që ka për qëllim të jetë ekspozita më e madhe për Brontë, e prezantuar ndonjëherë në New York.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspozita me titull “Charlotte Brontë: An Independent Will” do të përfshijë dorëshkrime letrare, letra dhe libra të rrallë të shtypur nga koleksioni i muzeut “Morgan”, sikurse edhe artefakte personale, vizatime dhe fotografi të ruajtura nga muzeu britanik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?