21-vjeçari ngjitet pa litarë në godinën 377 metra të lartë

George King, ngjitësi i lirë, që herë pas here ka rrezikuar veten duke u ngjitur në qiellgërvishtëset më të larta në botë, ka rrezikuar sërish, këtë herë në një nga godinat më të larta në Barcelonë, pa asnjë masë sigurie.

Turma njerëzish u mblodhën për të parë 21-vjeçarin britanik, teksa ngjiti godinën 377.7 metra të lartë të hotel “Melia Barcelona” në Spanjë. King u ngjit në majë të godinës për 20 minuta.

Në zbritje, i riu u arrestua nga policia. Për herë të parë ai ngjiti në mënyrë të guximshme godinën Shard në Londër, 1013 metra të larta, një nga më të lartat në Mbretërinë e Bashkuar, pa masa sigurie, veprim për të cilin u dënua me 6 muaj burg.

SHKARKO APP