4 muaj para martesës u nda, por gruaja martohet me veten

Çuditë në botë nuk kanë të sosur. Një grua 35-vjeçare është martuar me veten, në një ceremoni ku ishin të pranishëm familja dhe miqtë, pasi u nda nga i dashuri i saj.

Meg Taylor Morrison kishte planifikuar bashkë me partnerin që të martohej në tetor të vitit të kaluar, por pasi u nda nga ai 4 muaj para datës së shkëmbimit të unazave, vendosi të martohej me veten.

”Ishte një akt vetëdashurie. Kisha planifikuar të martohesha vjet, por nuk e deshi fati. Kisha dëgjuar për njerëz që martohen me veten dhe mendova që nuk kam nevojë për dikë që të bëj një ceremoni perfekte martese. Isha shumë e emocionuar gjatë planifikimit të martesës, por edhe kisha frikë se çfarë do të mendonin të tjerët. Rregullova flokët, bleva një tortë të madhe, mora fustanin që doja, vëthë Swarowski dhe unazën e martesës. Ishte eksperienca më e mrekullueshme”, tregon 35-vjeçarja.

SHKARKO APP