4 pika përse i mbyllim sytë kur puthim

Puthja më e gjatë në botë zgjati për 58 orë, 35 minuta dhe 58 sekonda. Ndërsa nuk e dimë se si çifti arriti të duronte për kaq shumë kohë, ne kemi një përgjigje për pyetjen e artë për të cilën të gjithë kemi menduar në një moment: Pse njerëzit puthen me sytë e mbyllur?

1-Ndihmon trurin tonë të përqendrohet më mirë

Sipas një studimi të kryer nga psikologë, kur ka shumë pamje ose shpërqendrime përreth, është më e vështirë që truri ynë të fokusohet. Një puthje e mirë nuk kërkon shpërqendrime.

2-Ju doni të ndjeni më shumë me prekjen tuaj sesa me sytë

Ashtu si mbyllja e syve ju ndihmon të hiqni qafe shpërqendrimet përreth jush, gjithashtu ju lejon të përjetoni plotësisht ndjesinë e puthjes. Duke mbyllur sytë për t’u puthur, ne i mundësojmë trurit tonë që të mbajë fokusin e tij në prekje më shumë sesa në përvojat e tjera shqisore.

3-Na ndihmon të ndihemi më të mbrojtur

Meqënëse puthja është një nga gjërat më personale dhe intime mes një çifti, kjo mund të bëjë që partneri juaj të ndihet “i pambrojtur”. Për të shmangur këtë dhe ndjenjën e ngathtësisë, automatikisht preferojmë të mbyllim sytë para se të puthemi.

4- Puthja me sytë hapur duket e sikletshme

Ndërsa kontakti me sy është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe sensual, puthja me sytë hapur mund të mos jetë e tillë. Diçka e tillë jo vetëm që do ta vërë partnerin tuaj në siklet, por do bëjë që dhe ju mos ta ndjeni shumë puthjen apo dashurinë mes jush.

SHKARKO APP