5 shtatori në Kosovë kthehet në “Dita e Bamirësisë – Nënë Tereza”

Pesë Shtatori propozohet si “Ditë e Bamirësisë-Nëna Terezë”. Kështu vendosën sot deputetët e Kuvendit të Kosovës. Grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës i dhanë mbështetje unanime nismës që Pesë Shtatore të jetë “Dita e Bamirësisë-Nëna Terezë”, raporton Koha.net. Në këtë ditë pritet që të shpallet nga selia e shenjtë shenjtërimi i Nënës Terezë. Kjo ditë do të jetë tradicionalisht ditë e solidaritetit dhe e bamirësisë. I gjithë viti 2016 në Kosovë është shpallur Viti i Nënës Terezë.

SHKARKO APP