72 vite martesë, vetëm Covid-19 i ndau për 1 vit. Ribashkimi emocionues (VIDEO)

Në 72 vite martesë, vetëm Covid-19 arriti t’i ndajë. Pas 1 viti larg nga njëri tjetri dhe në gjendje kritike për jetën, Xhon dhe Kei ribashkohen. 94-vjeçari John Doyle nuk i kursen fjalët e bukura për të dashurën e tij të zemrës, Kay. Dhe çifti i martuar prej 72 vitesh, nuk e kursen kohën kur nxiton të rrëmbejë një puthje. Si ndihesh që e takove? pyesim Kei. “Mrekullisht. Do doja të isha më afër me të”, përgjigjet ajo. “Është magjike, vërtetë. Nuk e di më sa kohë ka kaluar”, shton John.

Covid-19 i ka mbajtur një vit të ndarë nga njëri tjetri. Të dy u sëmurën por i mbijetuan virusit. Gjatë 1 viti janë takuar për së largu por për dy të dashuruarit, aq nuk mjaftoi. E kanë ndjerë mungesën e njëri-tjetrit. Edhe pse prej dekadash bashkë, gjatë pandemisë ata përjetuan stuhi të vërteta. Çifti i 90-vjeçarëve humbën të afërm e miq nga virusi vdekjeprurës. Vajza e tyre Jackie u nda nga jeta dhjetorin e shkuar.

“Ata thanë se ajo kishte nevoja speciale por unë them se ajo ishte speciale”, thotë John. Por në kohëra të mira e të këqija, në sëmundje e shëndet, Xhon dhe Kei, kanë qenë aty për njëri tjetrin, gjithnjë. “E duam njëri tjetrin”, thonë, “sekreti është fati. Ne kemi qenë me fat”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?