8 arsye pse punonjësit duhen paguar mbi mesataren
Pagat e punonjësve janë një vendim i rëndësishëm që merret nga drejtuesit e kompanisë dhe përgjegjësit e Burimeve Njerëzore.
Janë shumë faktorë që duhet të merren në konsideratë: fitimet e tanishme të kompanisë dhe ato të ardhshme, ndikimi i pagave në proceset e rekrutimit etj.
Më poshtë janë tetë arsye se pse ju duhet t’i paguani punonjësit me paga më të larta se mesatarja:
Ka kaq shumë njerëz të aftë
Një ndër mënyrat më efikase për të pasur këta njerëz në kompaninë tuaj janë pagat e larta. Duke iu ofruar një pagë më të lartë se mesatare do t’ju ndihmojë të tërhiqni njerëzit më të zotë të cilët do të ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj.
Punonjësit angazhohen më shumë
Duke i paguar punonjësit me paga më të larta se sa mesatarja, ju në thelb jeni duke thënë se prisni një punë me më shumë cilësi. Edhe pse paga dhe përfitimet e tjera jo gjithnjë janë motivuesit më të mëdhenj për punonjësit, ato sigurisht që ndikojnë.
Përmirësohet rekrutimi
Duke supozuar se ju si punëmarrës përpiqeni shumë që punonjësit të angazhohen në diçka që ka kuptim për ta, ata do të ndihen të entuziazmuar dhe të lumtur të jenë pjesë e kompanisë suaj
Punonjësit nuk largohen nga kompania
Në një kompani ku punonjësit janë më tepër të angazhuar dhe shpërblehen për punën e tyre ka më shumë gjasa që ata të qëndrojnë në atë kompani.
Punonjësit do të përqendrohen më shumë në punë
Kur paratë nuk janë shqetësimi kryesor, punonjësit mund të përqendrohen më shumë në projektet e tyre. Ata do të shqetësohen më pak për pagën në fund të muajit apo se janë kompensuar në mënyrë të padrejtë
Ju do t’i shpërbleni punonjësit me të drejtë
Kur dikush e bën punën me përgjegjësi dhe me cilësi të lartë, meriton të shpërblehet për të, dhe në vend që t’i mbani gjithë fitimet mes drejtuesve dhe investitorëve, njerëzit që krijojnë një vlerë të pamohueshme në kompaninë tuaj, duhet gjithashtu të marrin një pjesë të saj.
Do të keni nevojë për më pak punonjës për të kryer disa punë të caktuara
Me punonjësit më të mirë të fushës, rendimenti mund të jetë më i lartë. Dy punonjës më të angazhuar mund të arrijnë të njëjtin rezultat të tre punonjësve më pak të angazhuar dhe më pak të aftë.
Përfitimet kapërcejnë shpenzimet
Rritja e pagave të punonjësve mund të jetë e dhimbshme në fillim. Mund të nënkuptojë më pak fitime për kompaninë tuaj në afat të shkurtër. Me kalimin e kohës, megjithatë, kjo gjë mund të përmirësojë jo vetëm kulturën e punës dhe t’i bëjë punonjësit më të lumtur, por do t’ju kursejë edhe para.