Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 10:23 Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë! Erion Veliaj ka nisur sot një letër me sms gjithë anëtarëve të Asamblesë së PS. Sulmon kryeministrin Rama, ngre edhe disa probleme për të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

8 ëndrrat më të zakonshme dhe çfarë kuptimi kanë

Magazinë E martë, 2 Shkurt 2021 17:16
8 ëndrrat më të zakonshme dhe çfarë kuptimi kanë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në kohët antike, njerëzit i shihnin ëndrrat si shenja kuptimore që përmbajnë mesazhe hyjnore dhe kishin fuqinë për të ndryshuar historinë. Sot njerëzit ende kërkojnë kuptim në ëndrrat e tyre. Megjithëse metodat për të interpretuar ëndrrat kanë ndryshuar, dëshira jonë për t’i kuptuar ato është shumë e njëjtë.

8 ëndrrat më të zakonshme dhe çfarë mund të nënkuptojnë ato

Fluturim: Nëse ndiheni të lumtur teksa fluturoni në ëndërr, një interpretim tipik është se po [ërjetoni një ndjesi lirie. Kjo mund të nënkuptojë që jeni ngritur mbi diçka në jetën tuaj. Nga ana tjetër, ndjenja e ankthit për fluturimin, mund të jetë e lidhur me nevojën për të shpëtuar nga diçka.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të qenit zhveshur në publik: Një interpretim popullor i zhveshjes në publik në ëndërr është se diçka në jetë ju ka lënë të ndiheni më të ekspozuar ose më të pambrojtur nga sa dëshironi.

Ju bien dhëmbët: Frojdi e shihte këtë imazh si të kishte të bënte me një humbje të fuqisë. Por me kalimin e kohës, njerëzit e kanë zgjeruar kuptimin e kësaj ëndrre për të përfshirë një humbje të çfarëdoshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju ndjekin: Kjo është nga ëndrrat më të zakonshme që njerëzit përjetojnë. Një shpjegim popullor është se keni frikë nga diçka ose dikush në jetën tuaj dhe doni të largoheni në vend që ta ballafaqoni drejtpërdrejt.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 23 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Tradhti: Disa analistë të ëndrrave thonë se këto ëndrra kanë të bëjnë kryesisht me ndjenjën e pakënaqësisë me ndonjë aspekt të jetës ose marrëdhënies tuaj. Është gjithashtu e mundur që kjo ëndërr të përfaqësojë çështje të pazgjidhura që keni nga një tradhti e mëparshme.

Lindje: Nëse jeni shtatzënë ose lindni në ëndërr, mund të pasqyrojë një zonë të jetës suaj ku jeni duke përjetuar zhvillime, mundësi ose rritje të reja. Njerëzit shpesh e kanë këtë ëndërr kur janë në majën e një arritjeje ose historie.

Të shohësh në ëndërr dikë që ka vdekur: Ëndrrat me persona që kanë vdekur mund të jenë të fuqishme sepse takimet shpesh ndihen shumë reale. Disa njerëz besojnë se këto ëndrra janë një nga mënyrat sesi e pandërgjegjshmja ju ndihmon të përpunoni humbjen e dikujt.

Paralizë ose paaftësi për të folur: Kjo ëndërr është e ndryshme nga të tjerat. Studiuesit e gjumit kanë zbuluar një fenomen të njohur si REM atonia – një periudhë e shkurtër gjatë gjumit kur trupi është i paralizuar dhe nuk mund të lëvizë. Studiuesit mendojnë se kur zgjoheni para se të përfundojë kjo fazë e gjumit, truri mund të kuptojë që trupi nuk është në gjendje të lëvizë. Në momentet midis gjumit dhe zgjimit, mund të duket sikur thjesht po e ëndërroni.

Etiketat e lidhura

8 ëndrrat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!
Para 49 minutash

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike
Para 51 minutash

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Para 56 minutash

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim
Para 1 ore

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 11 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 14 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 15 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.