8 Nëntor 1912/ Intervista e Ismail Qemalit në Vjenë për pavarësinë e Shqipërisë

Nga Aurenc Bebja*,

Gazeta politike franceze, « Le Radical », ka botuar, të shtunën e 9 nëntorit 1912, në faqen n° 3, intervistën e Ismail Qemalit dhënë për gazetën austriake, « Neue Freie Presse ».

Lideri shqiptar ka folur për pavarësinë e Shqipërisë, për aleatët e saj, si dhe për marrëdheniet me fqinjët. Ai nuk ka nguruar të paralajmërojë Evropën për rrezikun me të cilin do të përballej nëse copëtoheshin tokat shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Swiss Digital Mobile Reklama

« Vjenë, 8 Nëntor 1912 : La Nouvelle Presse Libre (Neue Freie Presse) ka botuar intervistën e liderit shqiptar, Ismail Qemali, aktualisht në Vjenë :

Pushtuesit e tanishëm do të bënin një gabim të madh nëse do të dëshironin të zgjeronin kufijtë e tyre mbi kurrizin e shqiptarëve. Ata kurrë nuk do të pranojnë një fat të tillë, dhe Evropa nuk do të jetë kurrë në paqe në qoftë se Shqipëria është e fragmentuar.

Nëse territoret e pushtuara nga shtetet ballkanike janë tashmë të pavarura nga Turqia, Shqipëria gjithashtu e ka në zemër të bëhet një shtet i civilizuar, dhe duke pasur parasysh se ne duam marrëdhënie të mira me Serbinë, kjo e fundit do të mund të përdorë portet tona për tregtinë e saj.

Malësorët luftojnë kundra Turqisë, jo për Malin e Zi, por për pavarësinë e Shqipërisë.

Në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme të Shqipërisë me Austro-Hungarinë, Ismail Qemali ka deklaruar :

Ne duam të mbajmë raporte të mira me Austro-Hungarinë dhe Italinë, me qëllim që këto dy shtete të favorizojnë zhvillimin tonë intelektual dhe ekonomik.

Një shtet i vogël ka nëvojë të mbështetet tek më të mëdhenjtë, dhe kjo mbështetje në dy fuqitë aleate të Adriatikut është e qartë.

Monarkia e madhe fqinje do të ketë vetëm përfitim nga një Shqipëri e pavarur. »

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?