8-vjetori i vdekjes së mbretit të Popit, Paris Jackson bën tatuazh

Babai i saj vdiq kur ajo ishte vetëm 11 vjeç. Por Paris Jackson e ndjen akoma ndikimin e Michael dhe këtë e konfirmoi me anë të një tatuazhi që ka bërë në këmbën e saj të majtë “Applehead” në 8 vjetorin e vdekjes së tij. “Applehead” është një term që përdoret kur thërrasim njerëzit e dashur dhe ata që na ndodhen pranë. “Në çdo hap që unë marr, ti ngre këmbën time dhe më udhëheq përpara”, ka shkruar Paris në foton e postuar në Instagram. Përkujtimi i të ndjerit Michael Jackson eshte zhvilluar dje.

SHKARKO APP