Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 18:02 Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se Ukraina këmbëngul për anëtarësim në NATO dhe zbulon mesazhin e Trump për liderët europianë mbi shpenzimet për Ukrainën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A bëhesh i varur prej kafesë?

Magazinë E mërkurë, 24 Prill 2024 09:50
A bëhesh i varur prej kafesë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kafeja është një substancë që të jep kënaqësi, të nxjerr gjumin dhe i bashkon njerëzit në një tryezë. Por kofeina që përmban kafeja është droga më e preferuar me efekt psikoaktiv.

Një filxhan kur zgjohesh në mëngjes. Një takim me kolege e kolegë apo miq. Kafeja të shlodh, të jep energji dhe shërben si një komponent social. Shkurt: Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog dhe autor i librit “E vërteta për drogën tonë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shumë studime arrijnë pikërisht në ktë konkluzion, se përse çrregullimi nga konsumi i kofeinës (caffeine use disorder) ndërkohë është një diagnozë e njohur nga mjekësia.

Eshtë e mundur, që konsumi vitet e ardhshme do të bjerë, sepse ndryshimi i klimës po kërcënon prodhimin e kafesë dhe kultivimin duke bërë që çmimet të rriten. Deri tani tendenca megjithatë po shkon në një drjetim tjetër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Luksemburg në vitin 2023 është pirë më shumë kafe se kudo tjetër me një sasi prej 8,5 për person. Në Gjermani kuota ka qenë 4,8 kg për frymë dhe në Brazil 4,5 kg.

Mund t'ju interesojë

Patatet në Hënë, studimi: mund të rriten me lëndë organike

Patatet në Hënë, studimi: mund të rriten me lëndë organike

Para 20 orësh
TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

Para 23 orësh
NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31

Çfarë përmban kafeja dhe cili është efekti i kofeinës në organizëm?

15 deri në 30 minuta pas ngllënjkës së parë të kafesë kofeina që ajo përmban ka arritur në tru. “Atje ajo lidhet me receptorët e adenozinës”, thotë Schleh.

Adenozina bllokon çlirimin e hormoneve gjallëruese si dopamin ose noradrenalin. “Adenozin luan rolin e një ninulle në tru. Ne ndihemi të lodhur dhe të përgjumur”, shpjegon Schleh.Kofeina bllokon receptorët e adenozinës dhe kësisoj e zëvendëson atë. Efekti qetësues dhe përgjumës i molekulës sinjalizuese deaktivizohet. Thënë ndryshe: Kush pi kafe, rri zgjuar.

“Kafeja nxit qarkullimin e gjakut dhe të bën më aktiv e të jep energji duke u të bërë kësisoj edhe më efikas”, thotë Schleh për efektet e bukura të pirjes së kafesë.

Kur bëhet fjalë për varësi nga kafeja?

Kofeina është droga psikoaktive më e konsumuar në botë, thuhet në një analizë përmbledhëse të revistës Psychopharmacology.

Si shumë substanca psikoaktive edhe kafeja rrit çlirimin e dopaminës. Dopamina ka efekt pozitiv e nxit trupin dhe për këtë arësye njihet edhe si hormoni i lumturisë. Adenozina e pengon çlirimin e dopaminës, sapo ajo lidhet me receptorët. Nëse ato pushtohen nga kofeina, hormoni lumturisë mbetet i pafrenuar në nivel të lartë.

Por kjo ka edhe pasoja në organizëm: “Nëse pini shumë kafe, krijohen receptorë të mëtejshëm adenozine”, thotë Schleh. Kjo do të thotë: Nëse nuk merr më kafe, adenozina papritur ka shumë receptorë lidhës. Pasoja janë lodhje e madhe dhe gjendje e acaruar. Këto janë simptomat e mungesës së kofeinës. Të tjera simptoma janë: dhimbje koke, vështirësi në përqendrim, lodhje, gjendje dëshpërimi.

“Ndjenja e bukur e shlodhjes gjatë pirjes së kafesë së mëngjesit vjen edhe sepse ne me këtë zbehim simptomat tona të tërheqjes së kofeinës”, thotë Schleh.

Eshtë kafeja e shëndetshme apo jo?

Edhe pse kofeina në kafe ka potencialin të të bëjë të varur, një konsum i moderuar i kafesë nuk e dëmton një organizëm të shëndetetshëm tek të rriturit. “Doza është ajo që krijon helmin”, thotë toksikologu Schleh.

Autoriteti Europian për Sigurinë e Ushqimeve (EFSA) rekomandon një sasi kofeine prej 400 mg të shpërndarë gjatë ditës. Kjo i përgjigjet në varësi të madhësisë nga dy filaxhana deri në pesë në ditë. Gjatë shtatëzanisë gratë nuk duhet ta tejkalojnë sasinë e 200 mg kofeinë në ditë.

Brenda normës kafeja ka edhe efekt pozitiv për shëndetin, rrallëherë ajo lidhet me diabetin tip 2, me sëmundjet e zemrës, kancerin e mitrës apo të melçisë, parkinsonin apo depresionet.

Kush shfaq simptoma të tilla si dridhjeje, djersitjeje apo gjendjeje depresive prrej mungesës së kafesë, ndër të tjera mund të vuajë nga varësia prej kofeinës. Meqënëse prej shumë kohësh nuk njihej kofeina si lëndë që të bën të varur, të prekurit nga këto simptoma shpesh nuk merren seriozisht.

Carsten Schleh rekomandon të gjithë, që e tejkalojnë normën e këshilluar ditore të kofeinës, që ta pakësojnë sasinë e kafesë gradualisht. “Kofeina është një drogë e padëmshme.” /DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie
Para 25 minutash

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development
Para 56 minutash

Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine
Para 59 minutash

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine

Marshimi i studentëve në Tiranë: Bllokime rrugësh dhe përplasje me policinë
Para 1 ore

Marshimi i studentëve në Tiranë: Bllokime rrugësh dhe përplasje me policinë

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 19 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 21 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 23 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 6 orësh

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.