Adelina Ismaili me “Fol nihere”, shuplakë politikës kosovare

Diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili ka publikuar mbrëmjen e premte në faqen e saj zyrtare projektin e saj më të ri muzikor. Kënga me titull “Fol nihere” vjen si një ‘shuplakë’ për lidershipin politik të Kosovës dhe situatën socio-ekonomike në të cilën gjendet shteti më i ri në Ballkan. I gjithë teksti i këngës është i ashpër dhe kritik nga klasës politike, e cila sipas saj në 18 vite pavarësi ka vrarë çdo ëndërr dhe shpresë të qytetarëve. “Juve që tash e 18 vjet keni vra çdo andërr e çdo shpresë, edhe juve tjerëve që s’keni pas b*** as fëmijët tuaj mi mbrojt… Juve që keni prodhu analfabeta me diploma, fëmijë lypsarë, kufoma të gjalla në korridore spitalesh, shtëpi publike në çdo motel, haraç në çdo kafshatë, juve që ende era prç shpirtit ju vjen… Unë nuk dorëzohem, andrrat e mia mi vra nuk mundeni” shkruan Adelina në fb. Kënga vjen edhe si homazh për Presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

https://www.facebook.com/AdelinaOfficiel/videos/10155124011977559/

SHKARKO APP