Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Adi Krasta: Përballja me propagandën

Forum
E martë, 28 Shtator 2021 18:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Adi Krasta –
Askush nuk do kishte menduar se dy qeverisje te dy partive qe pretendojne se jane aq te ndryshme nga njera tjetra, do kishin rezultuar ne nje drame popullore. Ne nje kerkese mese te natyrshme per rotacion, cdo qytetar i republikes kerkon qe qeverisja qe vjen te jete me e pergjegjeshme, me e kujdesshme, me realiste, me e ndjeshme dhe natyrisht me e perulur se ajo e mepareshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo nuk ndodhi. Dalja jashte kontrollit e kanabizimit te territorit te Shqiperise, bashke me vet emertimin si vend i prodhimit en masse te drogave dhe i trafikut te tyre, ishte nje goditje shume e forte ndaj logos se qeverisjes. Kjo ndodhi qe ne muajt e pare dhe u fsheh me nervozizem nga pushteti, madje dhe ne biseda private. Kanabizimi i vendit ishte Gerdeci i kesaj qeverisjeje. Per t’i shkuar tendences popullore per krahasim, do te duhej qe per te qene njesoj si e meparshmja kjo qeverisje te vriste kater njerez ne bulevard, qe ne debatin pro dhe kundra te fajesohen njelloj te dy kundershtaret me te njejtin krim. Skene qe nuk kishte gjasa te perseritej dy here. Por largimi i me shume se gjysme milioni shqiptaresh dhe mbetja kokeforte e Shqiperise ne krye te listes se azilkerkuesve, bashke me shkaterrimin e shpreses per ndertimin e nje shteti te drejte dhe ligjor u trajtua nga analiste te huaj (te cilet u anatemuan gjithesesi) si nje si-vrasje numerike, por me e sofistikuar, qe nuk kishte konkurueshmeri me te vraret ne bulevard, vetem sepse trupat e te ikurve nuk dergjeshin pllakave te deshmoreve te kombit, por ne kampe te qelbura refugjatesh dhe barqet gjithe tym, benzine e dhe’ te mauneve qe udhetonin per ne Angli nga Kaleja.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 13 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 14 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 14 orësh

Ne psiqiken e frustruar e te lodhur te popullit tim, pergjimet dhe zeri i shqueshem i ministrave hajdute, e te panginjur, halabake dhe te trembur per vdekje nga shefi dhe mekembesi i tij i pergjithshem, duket se jane te pamjaftueshme per zemerim. As e folura capraz e dikujt qe duhet te jepte zgjidhje e do te duhej te punonte me shume dhe te fliste shume me pak, ose aspak, nuk duket se ka shkaktuar deri sot nje shqetesim. Psikologet mund te shohin nje marredhenie te cuditeshme mes liderit dhe njerezve te zakonshem ne Shqiperi. Ne i dukemi qeverisjes numra te (polls), te pergjumur e ne trans. Vetem dalja afro 10% ne zgjedhjet e fundit farse e shqetesoi ate. Aspak merzia dhe palumturia, kritikat dhe lenia e vendit, talljet online. Jo. Ishin numrat ne polls qe e mbanin ne kembe caprazllekun. Pas renies dramatike te numrave vjen squllja. Dhe hakmarrja. I dhimshem si teater. Kur mendon se kush e ben dhe si ja del.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por nuk do ishte vetem arroganca shteterore qe shkakton nje stepje te njeriut te zakonshem. As ekonomia ne gjunje. As mungesa e komunikimit normal mes shtetit, pushtetit, opozites dhe popullates. As mosfunksionini i institucioneve kushtetuese. As dakordesimi i dyshimte per te ruajtur statukuone prej ambasadoreve te perfaqesive te huaja.

Eshte mungesa e limiteve te fyerjes, te konspiracioneve te tryezave per te thyer kundershtaret dhe ata qe mendojne ndryshe. Eshte toka e djegur e parimeve morale dhe te edukates se domosdoshme qe ne fakt, duhet thene, do te duhej te vinte nga prinderit. Per cdo diktator me vese, e para qe deshton eshte nena.

Nuk jane pushtetarer te devijuar dhe amorale. Jemi edhe ne te gjithe qe i pranojme. Nuk ka fajtore te pjesshem dhe faj gjysmak. Ajo cka eshte paradoksale dhe e pakuptueshme, pra dhe e paturpshme, eshte se qeverisja ka vendosur te kryeje me kokefortesi dy aksione qe e lexojne shemtuar dhe perfundimisht. Nga njera ane hapur ka vendosur te pasurohet dhe pasuroje sherbetoret, dhe nga ana tjeter te lere pa buke dhe pa pune, e per kete shkak pa fjale, ata qe mendojne ndryshe. Ne u cartem kur kjo ndodhi ke qeverisjet e mepareshme. A kemi kujtese apo jo? U tmerruam. Reaguam.

Por ne mandatin e dyte te kesaj qeverisjeje ka edhe elemente komiciteti pertej presionit. Nuk te sulmon vetem shteti dhe segmente te cmendura te tij, por ne menyre kapilare dhe te mireorganizuar te sulmojne ish shoke e shoqe shkollash, bashke me prinderit e tyre te cuditur, kuneter e kunata te tyre, fqinj te inatosur dhe shoke tavolinash te vjetra e te vlefshme.

Eshte as me pak e as me shume lenia qe gjindja i bente nje njeriu kur pushteti i Enver Hoxhes vendoste ta hidhte ne plehra. Kaq i thelle eshte polarizimi. Pothuaj i pashpetim. Ndaj dhe te trishton.. E njejta sjellje njerezore. Ti, me te verteten tende qe tanime per shkak te Trampit eshte vetem nje nga te vertetat alternative, ndjehesh jo vetem “vetem” dhe i sulmuar por po aq i pakuptuar. Eshte nje beteje jo e lehte, jo e barabarte. Nuk eshte e vertete qe perballe te qendron vec propaganda e shfrenuar e kakofonike. Perballe e anash, me nje observim te pafshehur te ndjekin ata me te cilet ke ndare dikur nje enderr te madhe per demokraci, pushtet te ndershem e llogaridhenes, shtet te drejtuar nga teknokratet dhe jete qe nuk te trazohet nga zhurma portalesh me sulme te paprincipta.

Po cfare duam ne. Pse i qasemi te vertetave keshtu, perse nuk i sherbejme pushtetit qe tja hedhe pas vjedhjes se votave, anatemimit te individeve, shkaterrimit te bizneseve dhe fshehjes se skandaleve. Ne duam nje vend normal. Ku nuk behet genjeshtra menyre te qeverisuri dhe ku qeverisesit duhet ta ndjejne se besimi popullor dhe leja per te qeverisur jane te rendesishme por dhe te perkoheshme. Qellimi i informimit tone dhe i gazetarise qe bejme eshte te ndikojme. Jo ne menyre egoiste apo per nje axhende te caktuar. Ne e dime se ne cdo familje shqiptare qe eshte e lumtur pse partia e tyre eshte ne pushtet, ka nje moment qartesimi, qofte ai dhe momental. Ka nje moment analize. Ka nje cast kur veshtrimi kritik mundohet ta kaloje membranen propagandistike. Keto familje te majta si dhe ato historikisht te djathta ose inerte jane te rendesishme per fatet e vendit. Militantizmi i tyre e vendos vendin perpara sprovave te pjelljes se diktatoreve. Nese keto familje te majta konformohen, shurdhohen, verbohen, u mbytet analiza, ajo qe e peson goditjen eshte e ardhmja. Ne keto rrethana ne rrisim femije qe do behen burra e gra narciziste, egoiste, siperfaqesore dhe moralisht te devijuar. Sic fatkeqesisht ndodhi me kete brez.

Sidoqofte, ne momentet e presionit me te madh te ushtruar nga qeverisjet, sipas nje aksiome te arte qe do te duhej te ruante ekuilibrin universal,nis dhe carja perfundimtare, si pararendese e vete fundit. Metri i fundit perpara se nje avion te preke token quhet djujmi i fundit. Pra jemi ne djujmin e fundit.

Njerezve te inatosur e hakmarres te cdo pushteti, kaq te njejte me njeri tjetrin u themi se “ishin dikur e ardhmja”. Ka ardhur nje kohe tjeter. Shqiperine qe ata nuk e bene dot duhet ta bejme te gjithe si qytetare te angazhuar, qe nuk u shpeton asgje dhe qe kerkojne nga klasa politike profesionalizem dhe ndershmeri.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 7 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 7 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 8 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.