AFP: Kadare mund të marrë NOBEL-in në letërsi sivjet
Rrethet letrare të Stokholmit pajtohen në një gjë, shkruan Agence France-Presse (AFP): Akademia pas të gjitha gjasave do të bëjë sivjet një zgjedhje konsensuale, konservatore, pas përzgjedhjes së vitit të shkuar, aq të diskutuar, që shkoi për legjendën e muzikës, kantautorin Bob Dylan.
“Ajo që ndodhi vitin e shkuar ishte krejt e pazakontë. Këtë vit mendoj se do të jetë një romanicer mashkull ose eseist me rrënjë në Europë. Mendoj se do të jetë e kundërta e Bob Dylan”, parashikon Bjorn Wiman, redaktori I Kulturës së gazetës kryesore suedeze ‘Dagens Nyheter’.