Agjërimi i Ramazanit, dobitë e përfitimet prej tij

Agjërimi  i muajt te Ramazanit konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit.

Myslimani e agjëron këtë muaj sepse është urdhër i Zotit dhe këtë vetëm për të fituar kënaqësinë e Tij. Gjithsesi në këtë adhurim, si në çdo adhurim tjetër, ka një sërë urtësish e dobish shpirtërore, psikologjike,sociologjike, shëndetësore etj. Ky adhurim që e ngre njeriun në nivelin e engjëjve, i kujton atij vlerën e mirësive dhe Dhuruesin e vërtetë të tyre; duke i vënë fre egos e maturon atë; duke e bërë bashkëvuajtës me shtresat në nevojë, i mëson atij durimin dhe e bën të përgatitur të përballojë vështirësitë e mundshme të jetës.

Agjërimi i Ramazanit është  bërë obligim në muajin Shaban, viti i dytë hixhri, nëpërmjet ajetit 183 të sures Bekare, ku thuhet: “O ju që keni besuar! Agjërimi ju është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjërimi në Islam dhe aplikimi i tij ne praktikë, mbi të gjitha, është një  adhurim që bëhet vetëm për hir të Allahut, duke nënkuptuar nënshtrimin dhe respektimin e ligjeve të Tij, duke hequr dorë, në një pjesë të kohës së dhuruar nga Zoti, nga ushqimi, pirja  dhe marrëdhëniet intime bashkëshortore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa prej dobive të agjërimit janë:

I kujton njeriut takimin me Zotin.

E lartëson në nivelin engjëllor.

I mëson vlerën e të mirave.

I maturon shpirtin.

I vë fre egos.

E mbron nga mëkatet.

I mëson besnikërinë ndaj fjalës së dhënë.

E mëson të jetë i ngopur dhe i kënaqur.

I mëson durimin.

I mëson bindjen dhe rregullsinë.

I siguron shoqërisë unitetin dhe bashkimin.

I kujton gjendjen e të varfrit.

I jep pushim trupit dhe e rigjeneron atë.

E mbron trupin nga sëmundjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?