“Andon Zako Çajupi” hap dyert me një pamje të re, si teatër modern dhe tempull i artit
Pas më shumë se 55 vjetësh qeveria shqiptare investon në Tempulli e Artit në Korçë, një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë shqiptare në art dhe kulturë, me synimin për ta kthyer në një teatër modern, i cili do t`i përgjigjet kërkesave dhe standardeve të kohës.
Teatri “Andon Zako Çajupi” është themeluar në vitin 1951 dhe nga viti 1971 ka godinën ku ndodhet edhe sot. Por prej atij viti, ky objekt nuk kishte njohur asnjë investim, duke çuar në amortizimin e gjithë ambienteve.