Anri Sala sjell “Memoriet e trupit” në Shkodër

Artisti shqiptar me famë ndërkombëtare Anri Sala, prezantoi për herë të parë në Shkodër ekspozitën “Memoriet e trupit”, që përmbajnë disa nga punimet artistike të tij që kanë të bëjnë me gjestin, shprehitë koreografike dhe lëvizjet trupore. Gjatë prezantimit përpara publikut shkodran, Sala foli për interesin e veçantë që ka për të gjesti si një reagim fizik ndaj një situate apo si një element komunikues, transmeton OraNews.

“Punoj shumë me idenë e mënyrës së si trupi mban mend duke e anashkaluar gjuhën si mjet komunikimi dhe në këtë mënyrë duke mos e lënë pjesën manipuluese të gjuhës për të përcjellë mesazhin. Natyrisht gjëja më e mirë bëhet me punë, sepse ajo e bënë këtë duke mos përdorur gjuhën apo komunikimin verbal dhe duke e përcjellë një gjendje ndjesi apo emocion direkt tek publiku”, tha Anri Sala.

Një publik i përzgjedhur ku kishte emra të njohur të artit shkodran ju bashkua edhe ministrja e Kulturës së Shqipërisë Mirela Kumbaro, ndërsa biseda e artistit u përqendrua në interesin për gjestin, shprehitë koreografike dhe lëvizjet trupore.

Rikujtojmë se ekspozitat e tij kanë prekur shtete të ndryshme të botës, nga Amerika e largët tek Muzetë më të njohura evropiane.

SHKARKO APP