Apeli i ndërkombëtarëve, për të pastruar bariun, tufën  dhe…

Placeholder Image

Nga: Agim Jazaj  –

 Për zgjedhjet e radhës, apo vjedhjet e serisë të 25 prillit apeluan këto ditë sërish edhe ndërkombëtarët, tek të cilët mbajnë syt, veshët dhe shpresën shqiptarët, për t’na i sjellë ata lirinë dhe jo për ta gjetur këtu mes vetes!

Skënderbeu, 5 shekuj më parë u tha shqiptarëve: “Lirinë nuk u’a solla unë, po e gjeta këtu midis Jush”!

Apelimi i ditës, në kohë pandemie, sërish vjen: Për të pastruar politikën, tufën, bariun dhe stallën nga virusi i “zgjebes”, për të mos futur sërish krerë, të zgjebosur edhe në “Tempull”…

Tek emisioni i Bashkimit dje në mëngjes telefonoi një ndjekës rreth temës:

“Alo Bashkim? “Ore, a e ka mundësinë, bariu i prekur nga zgjebja, të zgjedh nga tufa e zgjebosur dhi të pa zgjebosura”?!…

Sipas telefonuesit, dhe shqiptarëve me dy kokrra mend në kokë, duket se ka dalltisur sheshit, e publikuar edhe më herët prej nesh; “Zgjebja” ka prekur rëndë: Bariun, Tufën, Stallën dhe Kullotën! Ndaj dhe dezinfektimi kundër kësaj sëmundjeje përballë pandemisë, është i shumëvonuar dhe ende pa i’a gjetur kurën… Bilanci është tragjik! Ndaj po apelojnë edhe ndërkombëtarët.

Apeli i ditës

Në dy zgjedhjet (2+2) parlamentare dhe në dy lokalet janë përzgjedhur nga tufa, me sy dhe dorë nga bariu “dhi të zgjebosura” modelet, monstra që kanë bërë krime, vjedhje vrasje; deputet dhe kryebashkiak, puthador dhe këpucfshirës, edhe në “zgjedhjet” vjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019, duke thyer traun e ligjit të Dekriminalizimit!

Dhe askush nuk mban përgjegjësi. As ai që i zgjedh, i fut në tufën Rilindiste, as ai, që thyen traun ligjor, kërkon të zgjidhet në mënyrë të pa ligjëshme.

Faji mbetet Kopil- nga Kopilët!

Shqiptarët e përballur me Pandeminë botërore, janë përballë edhe me Pandeminë ç’qeverisëse, ndihen aq të pikëlluar, për vendin e tyre, në vendin e tyre, aq dhe të lumturuar për standardet dhe nivelin e bashkëkomabasve të tyre, në shtetin tjetër shqiptar, dhe në dy gjysëm shtetet dhe me shqiptar, të rrethuar nga shqiptarët!

Nuk mund të krahësohen për nga pensionet, çmimet, nivelin ekonomik, standardet, as me bashkëkombasit e tyre të Kosovës, me njerëzit e gjakut për çmimin e naftës në Maqedoninë e Veriut, për nivelin ekonomik të bashkëkomabsve të tyre në Malin e Zi! Për bashkëqeverisjen dhe mirëqeverisjen e tyre me komunitete të ndryshme në Maqedoni, dhe për qeverisjen prej tyre në fund mandatin qeverisës…

Shqipëria thosh i revltuar në shpirt sa dhe i bërë farmak edhe socialisti i thekur nga Vlora; Mëno Cakaj, i ndarë dhe i larguar nga tufa e zgjebosur Rilindiste: “Vendi ynë ka pasuri nëntoksore, por ka varfëri e ligësi mbitoksore e njerëzore. Shqipëria është vendi i dytë në Europë për nxjerjen dhe prodhimin naftës, që nga; Amonica, Gorrishti i Vlorës, kapërcen Vjosën në Ballsh e deri në Kuçovë…

Për çudi Shqiptarët e prodhojnë vet naftën dhe e blejnë naftën e nëntokës së tyre, në mbi tokën e tyre me çmimin më të lartë se sa edhe nga bashkëkombasit e tyre në Kosovë, në Maqedoninë Veriut, madje dhe në Europë”.

Shqipëria edhe energjine elektrike që e prodhon vet, nga lumenjtë e blen me çmimin me të lartë, nga pronarët (grabitqarët) e huaj, që janë bërë zotër në pasurinë kombëtare- shqiptare!

Kjo është dhimbje mbi dhimbjet, kur shqiptarët e coptuar janë më të përparuar se sa shqiptarët e shtet-formuar, të Shqipërisë- kombit Am!

Shqipëria është vendi i vetëm në Europë për pasuritë nëntoksore; Bitumin, serën e Selenicës, një pasuri e madhe dhe e rrallë botërore.

Me serën e Selenicës janë shtruar rrugët e botës, të Parisit qindra vjet më parë dhe rrugët e Selenicës kanë mbetur rrugëve, shkret.

Modelet e munguara,  endërruara, të munguara dhë të kërkuara

 Edhe pse u formula dhe miratua ligji i dekriminalizimit, vërshuan nga kopeja me hajdut dhe tufa me kriminel të përzgjedhur me dorë nga Rilindisti, u futën deri në tempull dhe në vijim taborr me kryebashkiak, në “zgjedhje”-vjedhjet e 30 qershorit 2019!

Kriminalizimi i politikës, institucioneve, deri dhe i shoqërisë shqiptare, kulmuar në qeverisjen e “Rilndje, Timon- Tepsisë, u shpik-shpif, u përkrah, u kulmua deri në institucion, në pikat më të larta- kujevenëse të institucioneve, të politikës dhe të shtetit, nga politikë shthurja Rilindiste…

Shoqëria shqiptare përgjatë tri dekadave, është përballur dhe e mbuluar me veset nga më të ndyra dhe të shëmtuara.

Shëmtimin e shoqërisë shqiptare e ka shkatuar politikë-shthurja, e cila ka futur në politikë, në gjithë instituconet “derrin dhe dosën, me brekë dhe pa brekë”!

Gjithëkush mund të lexojë këtë citim, madje ata që janë pjesë e dy sistemeve, do tu kujtohen, të “buzëqeshin, dhe do të shtrëmbërojnë buzët”.

Por, ky është rezultat i prekshëm, kudo e nga kushdo!

Standardet mbeten përjetësisht, të cilat kanë ngritur, formuar, emancipuar shoqëri, shtete dhe kombe!

Pa moral nuk ka marëdhënie, zhvillim, nuk ka politika zhvilluese, nuk ka e nuk mund të bëhet dhe të mbetet askush Lider!

Çudia me e madhe e ditës: I pa moralshmi, i shthururi; flet e mban moral!

Drejtuesi, i Zgjedhuri, Lideri së pari, duhet të jet: Njeri i formuar; me ndjeshmëri e dhimbsuri njerëzore! Me aftësi për të dëgjuar, mundësi për të korigjuar dhe zotësi për të drejtuar….

Të dëgjojë me shpirt, të flas me arsye, të veprojë me maturi e guxim!

Të shikojë të sotmen, të parashikojë dhe garantojë të ardhmen.

Të ndjej si në trupin e tij dhimbjen e të tjerëve dhe jo të helmojë, të hap plagë me gjuhën harbutrore, të fyej e shthur me veshjen dhe sjelljen rrugaçrore…

Ta quaj veten Njeri në jetë dhe i përkohshëm në pushtet!…

 

 

SHKARKO APP