Ardian Ndreca për Mustafa Nanon: Të mësosh historinë prej këtij mjerani, është si t’i kërkosh leksione Sudes për financat

Ardian Ndreca ka reaguar ashpër ndaj Mustafa Nanos, pas deklaratave të këtij të fundit në lidhje me Gjergj Kastriot Skënderbeun. “A mund të ketë Muç Nano teza historike? As për historinë e katundit të vet…Ky asht nji mjeran që ka nevojë me ja lakue emnin e asgja ma tepër. Me mësue historinë prej Muçit asht si me i kërkue leksione finance, Sudes”, shkruan Ndreca në faqen e tij në FB.

Mustafa Nano deklaroi disa ditë më parë se, “ne sot themi që Skënderbeu ka qenë shqiptar dhe ka qenë i joni, ndërkohë që ai ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar kur u bë i famshëm, madje ai nënën e ka pasur sllave. Etnia nuk ka qenë shumë e rëndësishme atëherë dhe martesat mes shqiptarëve dhe serbeve bëheshin pa problem. Një pjesë e historianëve në Shqipëri i kanë mëshuar idesë se shqiptarët dhe sllavët janë armiq të përjetshëm, se ka një kimi të munguar dhe këtu thonë një gënjeshtër të madhe. Në 150 vitet e fundit po, raporti është i vështirë midis shqiptarëve dhe sllavëve apo shqiptarëve dhe grekëve. Por kjo sepse lindën nacionalizmat ballkanike, lindën këto ndjenjat kombëtare. Më përpara nuk kanë pasur gjëra të tilla, kanë bashkëjetuar për bukuri me njëri-tjetrin”. Ai tha edhe se Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe. “Fakti që nëna e tij ka qenë serbe nuk i heq asgjë pohimit se Skënderbeu është shqiptar. Ashtu si ky pohim nuk e zhbën dot faktin që nëna e Skënderbeut ka qenë serbe. Kjo është historia. Të gjitha mund t’i bëjmë sipas qejt, por jo historinë. Historia është ajo që është. “Për inat” të shumë idiotëve e marrokëve që do donin të ishte ndryshe. Dhe kjo histori na thotë se nëna e Skënderbeut ka qenë serbe, e që vetë Skënderbeu ka hyrë, e ka mbetur, në histori si shqiptar 24 karatësh. Nuk është vetëm babai me origjinë shqiptare që e bën shqiptar. Është më shumë se kaq, është jeta e tij prej shqiptari, mes shqiptarëve, në troje që më së shumti banoheshin prej shqiptarëve. Janosh Huniadi ishte i tëri, shkruan Nano.

Por reagimi i Ardian Ndrecës mbetet proverbial: Me mësue historinë prej Muçit asht si me i kërkue leksione finance, Sudes”.

SHKARKO APP