Arian Galdini: Vota për LRE dhe votat e LRE janë për rrëzimin e Edi Ramës!
Magazinë E Enjte, 11 Shkurt 2021 14:48
Nga Selia Qendrore e Lëvizjes së Re ( LRE), Kryetari i kësaj partie të re z. Arian Galdini, nëpërmjet një Deklarate për Shtyp, ka njoftuar se subjekti politik që ai drejton, ka paraqitur kërkesën zyrtare pranë KQZ për Regjistrim në Zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit 2021.
Arian Galdini deklaroi se LRE, hyn në zgjedhje si Parti e re, opozitare dhe e djathtë.
Më tej Galdini u shpreh se : “LRE nuk vjen as si fragmentarizim, as si copëtim nga ndonjë parti e madhe, as si kontestim i liderit në ndonjë parti të madhe. LRE vjen si një parti e qytetarëve, me qytetarët, nga qytetarët për qytetarët. LRE – Lëvizja e Re do të hyjë e vetme në zgjedhje. Zero Koalicion dhe Zero Aleancë parazgjedhore. LRE e sheh veten të pozicionuar si partia e qytetarëve përballë Rregjimit Skuthokratik PS – PD – LSI. Votat për LRE, janë vota kundër Edi Ramës por edhe kundër Klubit të Plaçkaxhinjve PS – PD – LSI. Votat e LRE do të jenë gjithmonë kundër Edi Ramës.”