Arkitektura e ish-shtëpisë Rumune, xhevahir për Korçën
Portali dedikuar turizmit ”Limitless Albania”, ka shkruar këtë herë për arkitekturën e veçantë të ndërtesës të ish-Shtëpisë Rumune, sot Muzeu “Gjon Mili”, ku në vitet 1930 jetonte një familje me origjinë nga Rumania, si edhe rendit disa nga arsyet përse nuk duhet humbur vizita në një qytet si Korça.
”Korça ndodhet në pjesën juglindore të Shqipërisë, në afërsi të kufirit me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Eshtë një nga të paktat qytete që ka mbijetuar nga ndryshimet moderne dhe ka ruajtur pamjen e saj të parë dhe arkitekturën karakteristike me dy vila me gurë, me çati dhe oxhaqe, dhe një sistem urbanistik të planifikuar mirë që mund ta shihni nga mali Morava, që nga fillimi. Korça është e njohur edhe për “Pazarin e Vjetër”, Beer Fest që mbahet çdo verë dhe gjithashtu për festivale ushqimore si “festa e lakrorit” e cila është një pjatë tradicionale e shijshme që duhet ta provoni nëse e vizitoni ndonjëherë. Prandaj, nëse po planifikoni të vini në Shqipëri, mos harroni ta vendosni Korçën në listën tuaj.