Arkivat, bashkëpunim me Rusinë pёr tё vёrtetat historike

Nё selinё e Drejtorisё sё pёrgjithshme tё arkivave tё Shqipёrisё, Ambasadori i Rusisё nё Tiranё, Aleksandër Karpushin ka zhvilluar ditët e fundit një takim me drejtorin e Pёrgjithshёm tё kёtij dikasteri z. Gjet Ndoj.

Palёt nёnvizuan rёndёsinё e rinisjes sё kontakteve dypalёshe ndёrmjet shёrbimeve arkivore tё tё dyja shteteve me qёllim tё pasurimit reciprok tё fondeve me dokumenta qё tregojnё pёr lidhje midis vendeve tona prej shekujsh: pjesёmarrja e shqiptarёve nё luftrat ruso-turke tё shek. XVIII, pёrkrahja e Rusisё nё çёshtjen e pavarёsisё sё Shqipёrisё, miqёsia ruso-shqiptare tё viteve 1950, prishja dhe rivendosja e marrёdhёnieve diplomatike etj.

Nga tё dyja palёt u nёnvizua nevoja e ruajtjes dhe popularizimit tё sё vёrtetёs historike, nё veçanti lidhur me periudhёn e Luftёs sё Dytё Botёrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, Gjet Ndoj e vlerёsoi shumё rolin e Ushtrisё sё Kuqe, mbi shpatullat e sё cilёs qёndronte barra e luftёs. Ai vuri theksin te moslёshimi i shtrembёrimit dhe tё keqtrajtimit tё ngjarjeve tё kёtyre viteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si rezultat i takimit u arrit kuptimi i vendosjes sё bashkёpunimit tё frytshёm dhe tё zbatimit tё projekteve tё pёrbashkёta ndёrmjet shёrbimeve arkivore tё tё dyja vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?