Astrit Patozi: Të paktën nuk është bandë, Fatos…
Nga Astrit Patozi – Eh mor Fatos, e paske harruar fare sot që je autori i thënies së famshme se Shqipëria qeveriset nga tri banda.
Dhe qenke shqetësuar për lindjen e një partie të re, megjithëse ajo ende nuk ka dalë nga mitra.
Ne nuk e dimë çfarë do të bëhet ajo nesër dhe më tej, por e vetmja gjë që mund të thuhet sot me siguri është fakti se ajo nuk mund të quhet bandë.
Sepse duhen prova, madje dhe krime të rëndësishme që ta meritosh këtë titull, apo jo Fatos?
Por ti qenke mërzitur paradhënie edhe për lajmin e ardhjes në jetë të një force të re politike, njësoj siç kanë bërë disa apo ndoshta të gjitha bandat, që sipas teje komandojnë prej vitesh Shqipërinë.
Që do të thotë se ti nuk paske hallin që të shpëtojmë prej bandave, por thjesht je duke bërë tifozllëk të fortë për njërën apo për disa prej tyre.
https://arkiva.kohajone.com/do-krijoje-parti-te-re-lubonja-jozefina-topalli-ose-eshte-delirante-ose-e-blere-nga-edi-rama/