Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bariu i vogël nga Tirana mes malesh së Lurës

Kultura E shtunë, 28 Dhjetor 2019 11:27
Bariu i vogël nga Tirana mes malesh së Lurës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dom Gjergj Meta

Adagio triste

… nuk ishte e thënë që kjo ditë të përfundonte kështu. Diçka tjetër na priste në kthim. Krejt e papritur, nga ato befasi që lënë shenjë në jetën tënde.

Kthehemi nga e njëjta, e vetmja rrugë e surpriza e këtyre Krishtlindjeve vjen sapo kalojmë Krej Lurën në kthim. Është një tufë delesh që më tërheq vëmendjen në anën e djathtë të rrugës në një livadh ku ka ende pak bar. Janë të gjitha në rresht, duke ecur, e pas tyre janë edhe tre apo katër keca e përreth sillen qentë e kopesë. Nuk shoh askund bariun. Në fakt bariun e kishte zënë një shkurre që pengonte pamjen. Me të drejtë: bariu ishte një djalë rreth 12 vjeç ose edhe më pak. Nuk e di për ç’arsye m’u dha të ulja xhamin e makinës e ta përshëndesja. Ai më përshëndet e nga atje ku ishte tenton të thotë diçka. Nuk e kuptoj. Ai e nuhat moskuptimin tim dhe ngren zërin e më thotë:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– A ke pak ujë?
– Po – i them – eja e merre!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Marr një shishe që kisha me vete, nga ato që kishim marrë në mëngjes dhe sapo afrohet ia jap. O zot një fëmijë, i veshur keq që më shikon me sy tejet të trishtuar, por të thellë e jashtëzakonisht të bukur. E pyes aty për aty:

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 4 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32

– A ke ngrënë drekë?
– Jo – më përgjigjet.

Makinat i kemi ndalur e kemi edhe ushqim me vete. Ndërkohë që po nxirrnim ushqimin e pyes:

– Si e ke emrin?
– Han – ma kthen
– Han?
– Po Han …

Nuk e di ende a e kam kuptuar mirë emrin, sepse fëmija fiste me zë të ultë e gati-gati sikur nuk i shqiptonte të plota shkronjat e fjalët.

– Je nga Krej Lura? – vazhdoj dialogun me të.
– Jo – më përgjigjet – jam nga Tirana.

Mbetem shtang.

– Çfarë – i them?- Nga Tirana? Po cfarë bën këtu?
– Ja ruaj delet.
– Po sa vjeç je – i them pësëri? Ngren supet e thotë:
– Nuk e di. Nuk kam qenë kurrë në shkollë.
– Po familjen ku e ke?
– Nuk kam familje – thotë – Kam vetëm babain.
– Po vëllezër e motra a ke?
– Kam një vëlla më të vogël.
– Po babai ku është?
– Ai mbledh kanaçe.

Ka pak fjalë, pasi flet më shumë me shikimin e tij. Ndërkohë Marini që është me ne nxjerr aparatin e tij profesional dhe fikson këtë moment që unë nuk do ta harroj asnjëherë. I japim çka kemi dhe e përshëndesim. Më thotë me zë të ulët, ndoshta sepse nuk ka fuqi të flasë:

– Unë ju kërkova vetëm ujë, por ju më dhatë edhe ushqim. Faleminderit.

Epilog meditativ
Ikëm. Për mua ishte Krishtlindje. Ai fëmijë ishte dhurata e Krishtlindjes. Ai ishte Krishti fëmijë! Një fëmijë bari.

Largohemi, por të gjithë e kemi mendjen te ai fëmijë dhe për pak minuta në makinë bie heshtja. Dalëngadalë e thyejmë heshtjen sapo i afrohemi shpellës së Shutrrisë. Ndalemi e shkojmë ta shohim. Ndjehet gurgullima e pareshtur e atij lumi nëntokësor që del e përfundon në mënyrë të nëndheshme në liqenin e Urakës në Mat. Vazhdojmë udhën, e sapo mbërrijmë në Qafëpllumth mbi Kurbnesh, pak pa mbërrit në kthesën për Kthellë të Epërme, perëndimi është ndezur flakë, çka premton një ditë të bukur edhe nesër. Lodhja fillon e ndjehet, por vetëm ajo fizike, sepse zemra është plot, megjithë një grimcë trishtimi të shëndetshëm që Hani na cyti. Familja e Rasimit dhe bariu fëmijë nga Tirana ishin Krishltindja jonë.

Etiketat e lidhura

Dom Gjergj Meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 9 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 16 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 16 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 17 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.