Bëjnë jetë luksi gazetarët në Shqipëri? Gjergji: Luftoni për të mbetur ata që jeni
E ftuar në rubrikën ”Në çantën e …” në emisionin Ditë e Re në ”Ora News”, zv/kryeredaktorja e gazetës ”Koha Jonë”, Albina Gjergji është shprehur se në Shqipëri gazetarët nuk mund të bëjnë jetë luksi dhe kjo sigurisht vjen pikërisht për shkak të të ardhurave te pamjaftueshme që ju siguron profesioni.
Gjergji thekson se në vendet e huaja gazetarët paguhen më mirë e që edhe mund të bëjnë jetë luksi.
“Jo, një gazetar nuk mund të bëjë jetë luksi në vendin tonë. Kjo sepse për nga profesioni që kemi, të ardhurat që sigurojmë nuk janë të mjaftueshme. Në Shqipëri kurrsesi nuk mund të bëjnë jetë luksi gazetarët. Në botë, patjetër që mund të bëjnë jetë luksi, por kjo varet edhe nga sektori, apo zhanri i gazetarisë që ata ushtrojnë. Gazetari i kulturës për shembull ndryshon nga gazetari i politikës. Në përgjithësi gazetarët e politikës janë më të mirëpaguar dhe sigurisht që sigurojnë edhe të ardhura më të mira (qesh). Ndërsa parë më gjerë një gazetar i huaj në krahasim me një gazetar në Shqipëri patjetër që bën jetë luksi. Në Shqipëri nuk besoj”, shprehet për Ora News Albina Gjergji.
Më tej zv/kryeredaktorja e gazetës “Koha Jonë” përcolli edhe një mesazh të fortë: “Luftoni për të mbetur çka jeni. Duajeni veten shumë, vlerësojeni jetën shumë. Jeta është vetëm një dhe është shumë e rëndësishme të dimë t’i japim vlerat që i takon”.
Ndër të tjera, Gjergji tregoi edhe se çfarë gjendet në çantën e saj në një ditë zakonshme pune.
Për të zbuluar më shumë shikoni videon: