Belgjika në çerekfinale, shkatërron Hungarinë

Belgjika kualifikohet për në çerekfinale dhe arrin një fitore të merituar me shifrat 4-0 ndaj Hungarisë.

Fillimisht në minutën 9’ ishte mbrojtësi Alderëeireld ai i cili realizoi me kokë pas një krose nga goditje dënimi.

Dyfishimi i rezultatit vjen në minutën e 78′ me anë të Batshuayi, ndërsa Hazard dy minuta më vonë realizoi golin e tretë.

Në minutën e 91’ ishte Carrasco ai i cili realizoi golin e fundit të takimit duke i dhuruar një kualifikim të merituar skuadrës së drejtuar nga Wilmots.

SHKARKO APP