“Berati 100 vite më parë udhëtim në foto historike”

 “100 vite më parë, Berati, udhëtim në foto historike”, kështu është titulluar ekspozita me fototgrafi që është hapur sot në Muzeun Etnografik në ditën Ndërkombëtare të Muzeumeve. Tema e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve për vitin 2017 ka qënë: “Muzetë dhe historitë tabu, të thuash të pathënën në muze ose të thuash të paimagjinueshme”.

Nëpërmjet fotografive mjaft të rëndësishme historike në format të madh prezantohet Berati i 100 viteve më parë, fokusuar në celuloid prej vitit 1904 deri në vitin 1940.  Fotot e prezantuara sot janë realizuar nga fotograf të njohur shqiptar dhe të huaj që kanë vizituar Beratin e atyre viteve.

“Janë foto të realizuara nga Antoni Baldacci udhëtar, botanist, gjeograf, publicist, hungarezi Kankovsky, të koleksionit të misionit ushtarak holandez apo të gjeografit fiorentin Roberto Almagia, të nënoficerit të ushtrisë austro-hungareze Rudolf Fidedler, të Ernest Novack, fotot nga arkivi ushtarak bërë gjatë Luftës së Parë Botërore, nga Echte Photographie, Foto Vara, foto të mjeshtrit Xhimitiku, Vruhos, etj, bëri me dije në hapje të ekspozitës Drejtori i Qëndrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat, Agron Polovina. Fotot janë mjaft interesate dhe më një këndvështrim që paraqesin pamje nga qyteti i Beratit, arkitektura e qytetit, jeta e banorëve në ato vite. Paraqiten pamje që japin të plotë tablonë arkitektonike të qytetit, pazaret, manastririn e Shën Marisë pranë Urë së Goricës, sahatin e vjetër të qytetit, çarshinë e madhe, qendrën pranë bashkisë së vjetër, parinë e Beratit me përfaqësuesit e misioneve të huaja, çezmat, rrugët e gjera, kompleksi i famshëm i sarajeve të pashallarëve siç ka qënë në fillim të shekullit, dyqanet e zejtarëve”, tha Polovina.

Duke preantuar këtë ekspozitë tejet të veçantë drejtori pohoi se në këtë 15 ditësh të parë të fillimit të sezonit turistik kemi një rritje të numrit të vizitorëvre. Rijetëzimi i trashëgimisë kulturore, përmisimi i infrastrkuturës muzeore, profesionalizmi në rritje i stafeve, të gjitha këto kanë bërë që nga periudha Janar-Maj 2017 Berati ta vizitohet nga 8 755 vizitorë, rreth një mijë vizitorë më shumë se i gjithë viti 2013, në vitin 2014 kanë qënë 15 mijë vizitorë, në vitin 2015 më shumë se 24 mijë vizitorë dhe në vitin e kaluar 29 mijë vizitorë.

Shifat tregojnë se Berati është destinacion i rëndësishëm dhe i pashmangshëm për vizitorët e huaj, por risia e këtij viti është se ai po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas veçanërisht në fundjavë.

Erjola Azizolli

SHKARKO APP