Beyonce flet për herë të parë që nga lindja e binjakëve

Të gjithë njerëzit u marrosën pas faktit se a lindën binjakët e Beyonces, kur lindën, si ishin, a dolën nga spitali, cfarë emrash ju vunë dhe gjëra si këto. Por u bënë ditë të tëra që në fakt njerëzit presin një deklaratë nga Beyonce, ose Jay Z të cilët nuk kanë dalë fare në publik. Por më në fund këngëtarja ka bërë deklaratën e parë pas lindjes, megjithëse jo drejtpërdrejtë, ku falënderon të gjithë për mbështetjen ndaj albumit të saj “Lemonade”, vlerësuar me çmimin e publikut në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BET. Në letrën e lexuar publikisht nga këngëtaret Chloe dhe Halle Bailey, Beyonce tregon mirënjohjen ndaj familjes, po asgjëkundi nuk përmenden binjakët. “Faleminderit BET për këtë çmim dhe mbështetjen e pabesueshme ndaj Lemonade. Ka qenë një rrugëtim me dashuri, harmoni kulturash, kemi përkujtuar të shkuarën dhe përqafojmë të tashmen dhe të ardhmen me shpresë dhe zgjidhje… Falenderoj mamanë time, Tina Knowles-Lawson që ka qenë mësuesja ime më e madhe dhe mbështetje e vazhdueshme. Faleminderit gjithë familjes sime për kaq shumë dashuri, skuadrës time Parkwood, faleminderit. Dhe faleminderit të gjithë fansave (Beyhive), që kanë udhëtuar me mua. Ju dua dhe ju vlerësoj. Të gjithë të pranishmëve në sallë sot, dukeni kaq bukur. Dhe ata që janë në shtëpi, faleminderit dhe kalofshi një natë të shkëlqyer…”!

SHKARKO APP