Bizhuteritë dhe gratë, ja pse lidhja është e fortë
Bizhuteritë kanë zënë një vend të rëndësishëm në jetën e grave që nga kohërat parahistorike. Megjithëse gjerdanët e parë ishin bërë me eshtra kafshësh, pendë, lëkurë, predha, dru, ato kishin të njëjtin rol si sot, për të theksuar bukurinë e dikujt dhe, më e rëndësishmja, statusin që personi zë në shoqëri.
Pas disa mijëra vitesh, rëndësia që ka një unazë ose gjerdan për një grua ka mbetur e njëjtë. Rrethanat shoqërore mund të kenë ndryshuar, por funksioni i bizhuterive nuk ka ndryshuar.
Një unazë e bukur mund t’ju bëjë të ndiheni të fuqishëm. Sidomos nëse ju është dhënë nga personi i duhur në kohën e duhur. E mira e bizhuterive është se ato kurrë nuk e humbin rëndësinë e tyre.
Ari është një material me të vërtetë i vlefshëm, sepse, ndërsa vlera e parave ndryshon, ai dhe metalet e tjerë të çmuar humbin “vlerën” e tyre më ngadalë.