Bizneset e vogla mbyllin qepenat në kryeqytet
Në vetëm 4 muaj 2800 biznese kanë kaluar në statusin pasiv për shkak të gjendjes së rënduar financiare të shkaktuar nga Pandemia e Covid 19.
Ndërsa në një sondazh të revistës Monitor, 80% e përfaqësuesve të biznesit pohuan mbyllje të aktivitetit për shkak të rënies së xhiros nga COVID-19, taksave të larta vendore, gjobat, anulim kontratash dhe monopolet.
Edhe ata subjekte, të cilat pranuan se kishin përfituar ndihmën me Paketat Financiare 1 dhe 2, thanë se ndihma e shtetit ishte e pamjaftueshme për të mbijetuar.
Këto janë vetëm pak të dhëna të publikuara nga revista më të rëndësishme ekonomike në vend, të cilat faktojnë situatën e rëndë të biznesit në vend.
Tempora vendos të sjell një copëz realiteti të biznesit të vogël në kryeqytet. Një vëzhgim ku kupton me sy të lirë se bizneset kanë ulur qepenat njëri pas tjetrit, ambientet janë lëshuar me qira ndërsa ato biznese që ende janë të hapura po përdorin ofertat për të mbijetuar në treg.
Kërkojmë një qëndrim të tyre, hymë në çdo biznes të vogël por ajo që përballemi është mungesa e dëshirës për të folur përballë kameras.
Ndërsa jashtë kameras të gjithë pranojnë dramën financiare që po përjetojnë.
Ky dyqan lajmëron mbylljen, kërkon që produktet ti shesë nën kosto. Punonjësja na rrëfen se pronari e kishte hapur biznesin pak ditë përpara pandemisë dhe sot faktet flasin vetë.
Vështirësitë e biznesit të vogël për shkak të pandemisë pranohen edhe në një anketë të Bankës së Shqipërisë. Rezulton se 84% e bizneseve shqiptare deklarojnë se janë prekur nga kriza e pandemisë duke kërcënuar realisht vazhdimësinë e tyre.
Baret dhe restorantet
Pasojat e krizës nga Covid 19 shfaqen dramatike në sektorin e bareve dhe restoranteve.
Enri Jahaj rrëfen për emisionin Temprora edhe shifrat e bizneseve që deri në këto moment janë mbyllur.
Po sjellim një shembull konkret.
Ne takojmë Arvin Kitën, një sipërmarrës në sektorin e restoranteve.
Faza e parë, një mbyllje totale ndërsa sot me kufizimin e orareve duket se ka dëmtuar në masën 50% gjithë veprimtarinë e restorantit të tij.
Një mbyllje tjetër, thjesht e papërballueshme.
Një sektor që punëson rreth 200 mijë qytetarë, një gjenerator shumë i rëndësishëm për ekonominë, duket se ka goditur pikërisht numrin e të punësuarve.
Nëse baret dhe restorantet kanë një orar të kufizuar për të funksionuar, clubet janë ata që prej marsit nuk kanë punuar asnjë ditë.
Flamur Hysenaj është një prej pronareve të clubeve të natës e sot zëri i dridhet teksa na rrëfen gjendjen në të cilën ndodhet.
Të gjithë punonjësit janë në shtëpi.
E nesër nëse do të hapen clubet Hysenaj na thotë se nuk do të mundet që të marrë në punë as gjysmën e punëtorëve që kishte, por ka dhe një zotim.
Të gjithë kanë apel për qeverinë.
/Ora News