Bojken Lako: Babai im nuk i shihte kurrë filmat e tij

Bojken Lako ishte në emisionin “Pasdite në Top Channel”  ku foli mbi karrierën e tij muzikore, produksionin e fundit të këngës për komunitetin LGBTI dhe jetën personale e mungesën e të atit.

“Unë në pjesën e karakterit tim po veproj si një njeri me dy personalitete, jetën po e konsideroj si një trajtë të veçantë dhe atë me njerëzit që më sollën në jetë si diçka që do të bashkohemi në një moment”, rrëfehet ai për humbjen e të atit, artistit Bujar Lako. Forcën për të mbushur jetën e tij e për të marrë nga ana shpirtërore atë ushqim, megjithatë shprehet konfuz kur flet për këtë histori humbjeje.

“Jam  krenar që marrëdhënia jonë nuk u prish për shkak të të qënurit personazh publik. Figura e tij është një çadër e madhe për mua në çdo kuptim”, -shprehet kantautori.
“Babai im ka qenë një artist puro, dhe e dija shumë mirë që ai donte atë artin e pastër dhe e di shumë mirë kë këngë pëlqente, e kë jo. Ai ishte një artist që donte emocionin e fortë dhe e kam pasur shumë të thjeshtë. Ai nuk i shihte kurrë filmat e tij”, tregon ai, “kam qenë pjesë vetëm njëherë e një sheshxhirimi të tij, s’kam qenë asnjëherë nga këta fëmijët e përkedhelur se shiko ca bën babi./Top Albania Radio/

SHKARKO APP