Brad Pitt tregon nëse ka tentuar vetëvrasjen

Ndarja e tyre zhgënjeu shumë fansa anembanë globit, ndërsa kohët e fundit flitej edhe për një ribashkim mes tyre. Por Brad Pitt i ka shuar të gjitha shpresat për këtë duke iu përgjigjur edhe thashethemeve që gjoja ka tentuar vetëvrasjen pas ndarjes. “Nuk kam planifikuar të vras veten. Ka akoma shumë bukuri në botë dhe shumë dashuri. Shumë dashuri për t’u dhuruar. Është gjithçka në rregull, është thjesht jeta e tillë”. Në intervistën për “GQ” ai gjithashtu ka treguarpër problemet që ka patur me substancat narkotike dhe ka shtuar se pas ndarjes nga Jolie, ka hequr dorë prej tyre. “Unë nuk kam asnjë sekret. Nuk kam asgjë për të fshehur”, ka thënë Pitt për “Associated Press. “Ne jemi qenie njerëzore dhe natyra e qenieve njerëzore më duket shumë interesante. Nëse nuk flasim për problemet, atëherë nuk mund të bëhemi më mirë”. Që prej ndarjes së tij nga Jolie, Pitt ka thënë është duke bashkëpunuar me ish-bashkëshorten e tij për t’u kujdesur në mënyrën më të mirë të mundshme për fëmijët. “Fëmijët janë gjithçka. Janë jeta jote. Fokusi kryesor është tek ata”, shton aktori.

SHKARKO APP