Brad Pitt: Unë e humba thesarin tim! Ah, sikur këtë këshillë të ma kishin dhënë më parë…
Pas divorcit që pasoi 11 vite martesë, aktori Brad Pitt vendosi të jepte një “copëz këshillë” mbi martesën.
“Natyrisht, unë nuk jam një ekspert në marrëdhënieje. Unë do të kisha bërë ndryshe … Pas humbjes së një gruaje që e desha dhe martesës gati 11 vjeçare, kjo është këshilla që unë do të doja të më kishin dhënë edhe mua:
Asnjëherë mos u ndalni!
Asnjëherë mos i ndaloni takimet, kurrë mos e merrni dashurinë e asaj gruaje për të mirëqenë. Kur i kërkove që ajo të martohej me ty, ti i premtove se do të ishte ajo njeriu që do ta mbante zemrën tënde dhe ta mbronte fort atë.
Ky është thesari më i rëndësishëm dhe i shenjtë që do t’ju jepet ndonjëherë. Ajo të zgjodhi ty. Kurrë mos e harro dhe kurrë mos u bëni dembelë në dashurinë tuaj.
Mbroni zemrën tuaj!
Ashtu si jeni angazhuar për të qenë mbrojtës i zemrës së saj, ju duhet të ruani tuajën me të njëjtën vigjilencë. Të duash veten plotësisht, ta duash botën, por ka një vend të veçantë në zemrën tënde ku askush nuk duhet të hyjë përveç gruas.
Mbajeni atë hapësirë gjithmonë të gatshëm që ta pranoni dhe ta ftoni atë, dhe të mos pranoni askënd ose ndonjë gjë tjetër të hyjë atje.
Bini në dashuri pa pushim!
Ju vazhdimisht do të ndryshoni. Ju nuk jeni të njëjtët njerëz që keni qenë kur jeni martuar, dhe për pesë vjet më vonë nuk do të jeni i njëjti person që jeni sot. Ndryshimi do të vijë, dhe në këtë rast, ju duhet të rizgjidhni njëri-tjetrin çdo ditë.
Ajo nuk ka nevojë të qëndrojë me ju, dhe nëse nuk kujdeset për zemrën e saj, ajo mund t’ia japë zemrën dikujt tjetër ose të mbyllet plotësisht, dhe kurrë nuk do të jeni në gjendje ta merrni atë përsëri.
Gjithmonë luftoni për të fituar dashurinë e saj ashtu siç keni bërë kur keni qenë duke u njohur.
Gjithmonë shih më të mirën tek ajo!
Përqëndrohu vetëm në atë që doni. Ajo në të cilën do të përqendroheni do të zgjerohet.
Nëse përqendroheni në ato gjëra që ju dëmtojnë, e gjitha ajo që ju do të shihni është një arsye për debat. Nëse përqendroheni në atë që doni, do të kontribuoni në dashurinë tuaj.
Përqendrohuni në pikën ku nuk mund të shihni më asgjë veç dashurisë dhe e dini pa dyshim se jeni njeriu më fatlum në tokë që e keni atë grua përkrah jush.
Nuk është puna juaj ta ndryshoni apo ta tjetërsoni atë!
Detyra jote është ta duash. Dhe nëse ajo ndryshon, dashuro atë që ajo bëhet, nëse kjo është ajo që i ke kërkuar.
Merrni përgjegjësi të plotë!
… Për emocionet tuaja: Nuk është punë e gruas suaj për t’ju bërë të lumtur dhe ajo nuk mund t’ju bëjë të pikëlluar. Ju jeni përgjegjës për gjetjen e lumturisë tuaj dhe nëpërmjet kësaj, gëzimi juaj do të kalojë në marrëdhënien tuaj dhe dashurinë tuaj.
Kurrë mos e fajësoni gruan tuaj nëse…
Nëse acaroheni ose zemëroheni me të, kjo është vetëm për shkak se ajo është duke shkaktuar diçka brenda jush. Ato janë emocionet tuaja dhe përgjegjësia juaj.
Kur ndjeni këto ndjenja, merrni kohë tuaj për të menduar dhe për të parë dhe për të kuptuar se çfarë është brenda jush që kërkon të shërohet.
Bëhu pak “budalla”…
Mos e merrni veten aq seriozisht. Qeshni. Dhe bëjeni atë të qeshë. Buzëqeshja e bën gjithçka tjetër më të lehtë.
Plotësoje shpirtin e saj çdo ditë!
Mësoni gjuhët e saj të dashurisë dhe mënyrat specifike që ajo të ndihet e rëndësishme dhe e vlefshme dhe e shenjtë. Kërkojini asaj të krijojë një listë prej 10 gjësh që e bëjnë atë të ndihet e dashur dhe mësojini përmendësh ato gjëra dhe bëjeni një përparësi çdo ditë për ta bërë atë të ndihet si një mbretëreshë.
Ji prezent!
Jepini asaj jo vetëm kohën tuaj, por fokusin tuaj, vëmendjen tuaj dhe shpirtin tuaj.
Bëni gjithçka që duhet për të kthjelluar kokën në mënyrë që kur të jeni me të, jeni plotësisht me të. Trajtojeni atë si një nga asetet tuaja më të vlefshme. Ajo është me të vërtetë.
Mos u shqetëso për paratë!
Paraja është një lojë, gjeni mënyra për të punuar së bashku si një ekip për ta fituar atë. Përcaktoni mënyrat se si mund të rritni fuqinë e personit jo pasurinë.
Gjithmonë zgjidhni dashurinë!
Gjithmonë zgjidheni atë. Në fund, kjo është këshilla e vetme që ju nevojitet. Nëse ky është parimi udhëheqës përmes të cilit të gjitha zgjedhjet tuaja janë të ndërtuara, nuk ka asgjë që do të kërcënojë lumturinë e martesës suaj.
Dashuria gjithmonë do të fitojë.
Në fund, martesa nuk është të qenit gjithmonë të lumtur deri në përjetësi. Ka të bëjë me punën dhe një angazhim për t’u rritur së bashku dhe një gatishmëri për të investuar vazhdimisht në krijimin e diçkaje që mund të durojë përjetësinë.
/LezhaNews/