Brosnan, do të kthehem të këndoj për “Mamma mia”

“Do të kthehem të këndoj në filmin “Mamma mia”, që do të dalë në 2018, ndërsa përsa i përket të madhit James Bondit, asnjë dyshim është Sean Connery”, tha aktori 64 vjeçar Pierce Brosnan. I ftuar në Bolonja në Biografilm Festival 2017, ish 007 së bashku me gruan, Keely Shaye Brosnan, ka prezantuar dokumentarin e tij, Poisoning Paradise, që denoncon pesticidet e shpërndara në tokë dhe në ajër në ishujt Havai. “Prej 15 vitesh kemi zgjedhur të jetojmë në ishullin Kauai, duke i rritur fëmijët tanë atje. Kam mundur kështu të zbuloj interesin tim për pikturën dhe Keely, që është gazetare ka punuar në emër të dashurisë së saj për ambientin, derisa realizuam këtë film”, tha Brosnan.

SHKARKO APP